LAJMI I FUNDIT:

Dedaj pyetet nga mbrojtja e Thaçit për Mehmet Hajrizin, Gani Krasniqin, Gani Kocin dhe Veton Surroin

Dedaj pyetet nga mbrojtja e Thaçit për Mehmet Hajrizin, Gani Krasniqin, Gani Kocin dhe Veton Surroin

“Nuk e di datën, por e di se disa struktura, disa individë janë larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Dedaj në pyetjen për Mehmet Hajrizin.

Pas përfundimit të pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuara, kundërpyetjet për dëshmitarin Gjergj Dedaj i ka filluar mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit, Luka Misetic.


Me fillim avokati Misetic pyeti Gjergj Dedajn për disa persona siç është Mehmet Hajrizi, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk e di datën, por e di se disa struktura disa individë janë larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Dedaj në pyetjen për Mehmet Hajrizin.

Dedaj u pyet edhe për persona si Gani Krasniqi, Gani Koci dhe Veton Surroin.

“Ka pasur individë që janë larguar nga Lidhja Demokratike të Kosovës. Edhe ai (Gani Krasniqi) si duket është larguar nga strukturat e LDK-së. E kam thanë dhe jam i bindur se (Gani Koci)  ka dalë nga strukturat e LDK-së dhe domethënë ka kaluar në UÇK. (Veton Surroi) nuk ka qenë anëtar i LDK-së, ai ka pasur një lëvizje ku i di edhe ka qenë më shumë i shoqërisë civile”, tha Dedaj.

Brenda strukturave të LDK-së, Dedaj tha se ka pasur përçarje edhe para daljes së UÇK-së në skenë.

“Ka pasur përparje se një pjesë e individëve mendonte se nuk mund të zgjidhet çështja e Kosovës vetëm me konferenca shtypi, domethënë vetëm me paraqitje politike publike, por duhet pasur një organizim aktiv dhe me daljen në skenë të UÇK-së në nëntor të vitit ’97, situata ka ndryshuar shumë në terren”, tha Dedaj.

Ndryshe, avokati Misetic tha se marrja në pyetje e këtij dëshmitari nga ana e tij do të zgjasë edhe gjatë paradites së nesërme.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori