LAJMI I FUNDIT:

Deda: Perëndimi e ka humbur durimin, Kosova ka treguar papjekuri politike

Deda: Perëndimi e ka humbur durimin, Kosova ka treguar papjekuri politike

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, në emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se pas zgjedhjeve Qeveria a ardhshme duhet të dijë se cilat janë temat më të rëndësishme me të cilat duhet të merret.

Sipas tij perëndimi e ka humbur durimin me Kosovën.


“Kemi temat e rëndësishme për të cilat duhet të punoj Qeveria e ardhshme. Është dialogu me Serbinë. A do të lejojmë që njerëzit që e kanë udhëhequr dialogun të vazhdojnë me të, apo do të ketë përgjegjësi dhe qasje tjetër. Perëndimi e ka humbur durimin me neve, dhe Kosova nuk ka asnjë kredibiltiet në Perendim, sepse është treguar vend i papjekur politik karshi vendeve më të mëdha perëndimore. Koston e papjekurisë politike do ta mbajmë të gjithë:, ka thënë ai.

Deda ka theksuar se për perëndimin kryeministri i ardhshëm është kontinuitet i politikës shtetërore të tanishme, dhe siç tha ai do të ketë kërkesa më të ashpra nga Perëndimi për Kosovën.

“Atyre u është mbushur kupa me neve për këtë ata do të vijnë me kërkesa më të ashpra ndaj Qeverisë së ardhshme. Qeveria e ardhshme duhet të ketë mandat të qartë të popullit, me përmbi 60 vota. Kur e ke legjitimitetin më shumë se 50 për qind të votuesve, edhe shtetet perëndimore e dinë që kanë të bëjnë me një përkrahje të gjerë politike”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Deda ka thënë se partitë opozitare nuk kanë takime mes vete.

“Ajo çka është shokuese është që partitë opozitare nuk kanë takim mes vete, nuk ka agjendë të mirëfilltë opozitare. Energjia e partive politike po shpenzohet në qëllime irelevante, pra ata kanë të për çka janë të interesuar është se cili subjekt sa njerëz do të ketë. Dhe kjo mendoj që është humbje kohës”, ka theksuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori