LAJMI I FUNDIT:

Deda: Marrëveshja Thaçi – Vuçiq është e shkruar, qindra kilometra do t’i jepen Serbisë

Deda: Marrëveshja Thaçi – Vuçiq është e shkruar, qindra kilometra do t’i jepen Serbisë

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se dialogimi mes Thaçit dhe Vuçiqit, ka avancuar shumë dhe se ekzistojnë dokumente të shkruara të marrëveshjes mes tyre.

Sipas Dedës kjo marrëveshje i jep qindra kilometra tokë Serbisë, saktësisht veriun e Mitrovicës.


Por ai ka thënë se këto dokumente i kanë parë vetëm ekipet e Vuçiqit dhe Thaçit

“Në këtë moment, në kuadër të dialogut janë dy procese duke ndodh. I pari është ai jo transparenti i Thaçit dhe Vuçiqt dhe ata kanë avancuar shumë në dialog, dhe nuk janë shumë larg dakordancës. Dhe i dyti është i ekipit negociator i cili ende nuk ka hyrë në bisedime. Po diskutohet për dhënien e veriut Serbisë. Unë kam informata se ekzistojnë disa kapituj të shkruar në Bruksel, të cilët nuk i din askush përveç Vuçiqt dhe Thaçit dhe një pjesë të stafit të Mogherinit, por askush tjetër nuk i ka parë.

Këtë e di, e kam këtë informatë. Njerëzit e presidentit Thaçi, flasin për qindra kilometra Kosovë që do t’i përkasin Serbisë.

Ajo e fundit është që nuk janë marrë vesh është për statusin e Mitrovicës së veriut.Propaganda dhe manipulimi se kinse Thaçi po e mbron Kosovën e Mitrovicën dhe nënshkrimet për bashkimin e Mitrovicës tregojnë se kjo është e vërtet”, ka thënë Deda, në Blic-Intervistë.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori