LAJMI I FUNDIT:
Peja 5° partlycloudy_day

Deçani feston Ditën e Çlirimit me aktivitete e festival folklorik

Deçani feston Ditën e Çlirimit me aktivitete e festival folklorik

Qyteti i Deçanit feston 25 vjetorin e çlirimit nga forcat serbe, ndërkaq për fundjavë janë organizuara aktivitete e festival folklorik.

Kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur agjendën, duke i mirëpritur qytetarët e kësaj komune t’i ndjekin këto aktivitete.

Agjenda e aktiviteteve e organizuar nga komuna e Deçanit  

“Dita e Çlirimit të Deçanit. Agjenda e aktiviteteve për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të Deçanit, më 15 dhe 16 qershor. Ju mirëpresim”, ka shkruar Ramosaj.


Sipas agjendës të prezantuar nga kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, këto aktivitete do të fillojnë që nga mëngjesi i të shtunës me ngritjen e Flamurit Kombëtar në qendër të qytetit dhe me mbjelljen e “Pemës së Lirisë”.

Pastaj do të vazhdoj me seancën solemne në ora 11:00 ku do të shpallet qytetar nderi Dr.Mentor Petrela.

Më pas komuna e Deçanit do të vazhdojë me homazhe pranë lapidareve dhe shtatoreve të dëshmorëve në qendër të qytetit e pastaj edhe në kompleksin memorial në Gllogjan dhe do të mbarojë me festivalin gjithëkombëtar të folklorit që quhet “ESHKË E NDEZUR MBI SHKELZEN”.

Në trend

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori