Sigal Prishtina bëri një lojë të shkëlqyeshme në pjesën e dytë dhe deri në fund të ndeshjes bënë një paraqitje më të mirë se maqedonët.

Ekipi vendas luajti më mirë në fillim të ndeshjes dhe morri kontrollin e lojës gjersa shkoi deri në 9 pikë epërsi. Ata arritën ta mbajnë këtë avantazh të vogël deri në përfundim të pjesës së parë, mirëpo Sigal Prishtina përsëri shfaqte lojë të mirë.


Çereku i tretë nisi me dy tre pikësha për vendasit që e ngritën epërsinë në 10 pikë për ta, mirëpo Sigal Prishtina reagoi shumë mirë me një seri prej 13-2, që iu dha atyre mundësinë që të dalin në avantazh, mirëpo edhe pas 30 minutave fituesi ende nuk dihej dhe gjithçka mbeti për t’u vendosur në çerekun e fundit.

Çerekun i fundit ishte shumë i mirë për Sigal Prishtinën të cilët pas vetëm 4 minutash e krijuan një epërsi prej 9 pikëve. Ky doli të ishte edhe momenti kyç që e vendosi këtë takim, pasi që deri në fund të lojës arritën ta mbajnë shumë mirë epërsinë, të cilën arritën ta ngrisin deri në 11 pikë.

Kendrick Jones ishte lojtari më i mirë i skuadrës kosovare me 21 pikë dhe 8 kërcime. Fisnik Rugova shënoi 12 pikë për 15 minuta dhe Tay Waller shtoi 11 sosh.

Për ekipin vendas, Nemanja Vranjes ishte shumë i mirë me 28 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime. Ivan Miskovic shënoi 22 pikë dhe 11 kërcime, teksa Marjan Mladenovikj shënoi 12 pikë.

Kjo ishte ndeshja e parë ndërkombëtare për Sigal Prishtinën, e cila mund të themi lirisht se ishte një debutim ëndrrash për këtë klub, i cili ka vërtetë potencial që të shkojë shumë larg në këtë garë. Në ndeshjen e ardhshme Sigal Prishtina do të jetë nikoqir i BC Ballkan. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app