LAJMI I FUNDIT:

Dëbimet e diplomatëve rusë nga vendet Perëndimore – Kremlini drejt izolimit ndërkombëtar

Dëbimet e diplomatëve rusë nga vendet Perëndimore – Kremlini drejt izolimit ndërkombëtar

Në muajin prill të këtij viti, Kremlini është përballur me një kundërpërgjigje nga Bashkimi Evropian dhe Aleanca Veri-Atlantike (NATO) lidhur me aktivitetet e spiunazhit dhe sabotazhit të kryera nga operativë rusë që punojnë nën mbulesën diplomatike.

Ky ishte një nga reagimet më të mëdha të koordinuara të Perëndimit ndaj veprimtarive të paligjshme të Moskës që nga Lufta e Ftohtë.

Është pranuar gjerësisht që ambasadat në të gjithë botën strehojnë operativë të inteligjencës nën mbulesën diplomatike dhe prania e tyre në përgjithësi tolerohet derisa ata të kryejnë një veprimtari të paligjshme që nuk mund të tolerohet më, duke u larguar nga vendi pritës dhe për t’i shpallur “persona non-grata”. Veprimet e tilla shpesh përballen me kundër-dëbime që ndikojnë negativisht në aktivitetet dhe shërbimet e tyre në vendin e caktuar. Për shkak të kësaj, qeveritë zakonisht janë të kujdesshme me dëbimin e diplomatëve, duke e konsideruar atë si një mundësi të fundit, shkruan Respublica.

Megjithatë, rritja dramatike e aktiviteteve malinje ruse në disa vende të NATO-s dhe Bashkimit Evropian ka detyruar qeveritë perëndimore të përdorin dëbimet. Ky shërben si një mjet politik, i ngjashëm me sanksionet ekonomike, duke u bërë çështje publike dhe ndëshkuese.

Rasti më i fundit i dëbimeve të koordinuara ndodhi në prill të këtij viti, pasi Republika e Çekisë ka akuzuar shërbimet sekrete ruse se qëndronin pas një shpërthimi fatal në një depo armësh më 2014-në. Po ashtu, disa vende të Evropës dhe Baltikut dëbuan diplomatë rusë.

Sllovakia dëboi tre diplomatë rusë, Lituania dy dhe Estonia dhe Rumania dëbuan nga një diplomat. Kjo përfaqësonte “dëbimin e dytë” të kryer nga vendet anëtare të NATO-s në tre vjet pas dëbimeve të mëdha diplomatike ruse pas helmimit me Novichok në vitin 2018, kur operativët rusë helmuan Sergey dhe Yulia Skripal në Angli.

Pse po dekonspirohen dhe dëbohen spiunët rusë nëpër botë?
Lexo po ashtu Pse po dekonspirohen dhe dëbohen spiunët rusë nëpër botë?

Përgjigja e Republikës Çeke

Në vitin 2014, agjentët nga Shërbimi Ushtarak rus i Inteligjencës (GRU), shkaktuan një shpërthim masiv prej 58 ton municione në zonën e depove të municioneve Vrbětice. Ky sulm rezultoi në vrasjen e dy shtetasve çekë, në të njëjtën kohë duke kërcënuar sigurinë e qindra njerëzve në fshatrat përreth dhe duke shkaktuar dëme prej miliona eurosh. Mediet vendore, më parë kishin raportuar se municionet në këtë depo ishin të destinuara për forcat ukrainase që luftonin rebelët pro-rusë në rajonin e Donbasit.

Prova e përfshirjes së inteligjencës së Kremlinit në këto operacione filloi të shfaqej publikisht në prill të 2021-së. Në përgjigje të këtij krimi, qeveria vendore ka dëbuar 18 zyrtarë nga ambasada ruse që u identifikuan si spiunë që punonin nën mbulesën e diplomatëve ose nga GRU apo nga Shërbimi i Jashtëm rus i Inteligjencës (SVR). Në përgjigje të kësaj, Rusia ka përshkallëzuar tensionin duke dëbuar 20 çekë nga Ambasada në Moskë, shumica e tyre ishin diplomatë.

Sipas informatave publike, të paktën gjysma e rusëve të dëbuar kishin pozicione të larta në Ambasadë. Ndër të tjera ishte sekretari i parë dhe ish-zëdhënësi Alexey Kolmakov, i cili ishte shumë aktiv në çështjen Koněv dhe sekretari i parë Aleksandar Antonov, i njohur si “njeriu me ricin”.

Sipas listave të diplomatëve, disa prej tyre janë të nivelit të larë. Maksim Krailin dhe Andrey Makarenko, sekretarë të parë për çështjet politike; Aleksey Triakin, sekretari i parë dhe Valeriy Terentiev, nënkonsull. Shumica e këtyre diplomatëve erdhën edhe me bashkëshortë, të cilët gjithashtu u dëbuan nga Republika Çeke.

Edhe pse çështja Vrbětice është përfundimisht më e dhunshmja dhe një shkelje e padiskutueshme e sovranitetit çek, ky nuk është shembulli i vetëm i sulmeve hibride të Rusisë ndaj vendit. Në vitin 2020 heqja e një statuje të vjetër të marshallit sovjetik Ivan Konev nga një hapësirë publike në Pragë çoi në fushata dezinformimi, sulme kibernetike dhe mobilizimin e ekstremistëve të majtë e të djathtë.

Çekia publikon listën e 18 diplomatëve rusë të dëbuar nga vendi
Lexo po ashtu Çekia publikon listën e 18 diplomatëve rusë të dëbuar nga vendi

Përgjigja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Më 15 prill 2021, qeveria amerikane njoftoi një sërë përgjigjesh ndaj ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2020-së. Këto përgjigje të marra nga SHBA kanë marrë masa për të ndëshkuar Rusinë për “aktivitete të dëmshme”.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, 32 subjekte dhe individë të lidhur me Moskën po sanksionohen për përpjekje dezinformimi dhe ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale. Dhjetë zyrtarë nga misioni diplomatik rus në Washington u dëbuan, duke përfshirë “përfaqësues të shërbimeve të inteligjencës ruse”.

E njëjta teknikë e krahasimit të listave mund të zbatohet për të gjetur emrat e diplomatëve të dëbuar. Lista aktualisht më e azhurnuar e gjetur në faqen e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme mund të krahasohet me një listë të diplomatëve të botuar në vitin 2020 në faqen e Departamentit të Shtetit.

Përgjigja e Rumanisë dhe Bullgarisë

Më 26 prill 2021, janë publikuar lajmet se Rumania ka dëbuar një zyrtar të Ambasadës ruse. Ministria rumune e Punëve të Jashtme tha se “aktivitetet dhe veprimet” e zëvendësatasheut të ushtrisë ruse Alexey Grishaev janë “në kundërshtim me dispozitat e Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike”.

Katër ditë më vonë ishte publikuar një video që tregon se gjoja Grishaev kontaktonte burime rumune në mënyrë që të merrte informacion të klasifikuar.

Rumania akuzoi Grishaevin për spiunim për GRU-në duke shpallur “persona non-grata”.

Shërbimet ruse të inteligjencës po tradhtohen nga dobësitë e tyre
Lexo po ashtu Shërbimet ruse të inteligjencës po tradhtohen nga dobësitë e tyre

Sipas zyrtarëve rumunë, ai po përpiqej të rekrutonte zyrtarë qeveritarë për të marrë informacion të klasifikuar në lidhje me politikat e sigurisë së vendit, NATO-së dhe informacione të tjera të ndjeshme në lidhje me sigurinë e energjetike.

Gjithashtu në muajin prill të këtij viti, Bullgaria ka njoftuar se ka dëbuar dy diplomatë rusë pas dyshimeve se ai ishte përfshirë në katër shpërthime në depot e armëve në Bullgari.

Kjo ishte rezultat i një serie mosmarrëveshjesh diplomatike me Rusinë, pas përfshirjes së kësaj të fundit në shpërthimin e fabrikës së armëve në Bullgari dhe helmimin e prodhuesit bullgar të armëve Emilian Gebrev dhe dy shtetasve të tjerë, në pranverën të 2015-së.

Bullgaria që dikur ishte aleati më i afërt i BRSS në Evropë, ka dëbuar tetë diplomatë rusë për spiunazh që nga viti 2019.

Rusia po përballet me një reduktim të personelit në misionet e saja diplomatike në vendet e BE-së.

Si u përpoq Njësia 29155 e GRU-së ruse që nëpërmjet Çekisë dhe Bullgarisë të ndërhyjë në Ukrainë?
Lexo po ashtu Si u përpoq Njësia 29155 e GRU-së ruse që nëpërmjet Çekisë dhe Bullgarisë të ndërhyjë në Ukrainë?

Derisa oficerët e inteligjencës nuk janë diplomatë, këto veprime janë shumë të nevojshme për t’iu përgjigjur dhe parandaluar një gamë të gjerë të veprimtarisë malinje ruse.

Efekti kulminant i këtyre politikave i detyron vendet perëndimore të kufizojnë ndjeshëm shërbimet për qytetarët e tyre që jetojnë ose vizitojnë Rusinë. Me fjalë të tjera, dëbimet diplomatike zvogëlojnë jashtëzakonisht vetë diplomacinë. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e saj, megjithatë arma që diplomacia ruse po e ndjek, pritet ta shtyjë vendin drejt izolimit ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori