Debati në Kuvendin e Maqedonisë për rrogën minimale do të vazhdojë nesër

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot pasdite debatoi për Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogën minimale, me të cilin rroga minimale do të jetë 18.000 denarë. Debati rreth këtij Propozim ligji vazhdon nesër në orën 12:00.
Deputetët nga partitë opozitare në foltore të Kuvendit theksuan se ndjejnë keqardhje që shumica nuk i ka pranuar amandamentet e tyre për përmirësim të tekstit të ligjit dhe për rritjen graduale në sektorin publik dhe privat. Për deputetët nga shumica në pushtet, ky ligj është me rëndësi të madhe, siç cekën, me të cilin u dilet në ndihmë të drejtave të punëtorëve dhe avancimit të tyre.
Deputetja e LSDM-së, Zhaklina Llazarevska nga foltorja e Kuvendit theksoi se ky ligj i propozuar e rregullon edhe ndihmën financiare për pagesë dhe kontroll në realizimin e ndihmës financiare për punëdhënësit, kriteret si ndërmarrjet të shfrytëzojnë subvencione, prej 1.197 denarë dhe i obligojnë ndërmarrjet të mos i largojnë punëtorët për të cilët kanë marrë subvencion së paku 1 vit.
Ajo theksoi se ky ligj është “tekst i shkëlqyeshëm” me të cilin do të ndihmohen kategoritë më të ndjeshme, të cilat marrin rrogë minimale, por kjo do të ndikojë edhe ndaj punëtorëve të tjerë dhe do të shkaktojë rritje spirale të rrogave.
Sipas Bllagica Llasovska, deputete e VMRO-DPMNE, kjo zgjidhje ligjore nuk është e plotë dhe siç tha do të shkaktojë hendek më të madh në shumë sfera.
Adnan Neziri, deputet nga Aleanca për shqiptarët theksoi se rritja e rrogës minimale imponopn dhe tërheqë mundësi për rritjen edhe të rrogave të tjera.
“Propozimi ynë ishte rritja ekuivalente, siç rritet rroga minimale, të rriten edhe rrogat e tjera tek nëpunësit publik në bazë të koeficientit të ndërlikueshmërisë. Rritja me ligj, pa u bazuar me atë rast në rritjen ekonomike, nuk është efikase, sepse e tërë kjo mund të shkaktojë probleme të tjera, Rritja që vendoset vetëm me ligj ndërsa nuk nënkupton edhe harmonizim me rritjen ekonomike nënkupton ekonomi gri, largim nga puna të punëtorëve. Nuk duhet vetëm t’i rrisim rrogat, por edhe të krijojmë kushte për rritje ekonomike”, tha Neziri.
Sipas deputetit të BDI-së, Bedri Fazli, rritja e rrogës minimale është zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme, e cila, siç tha, do të ndikojë në prodhimtarinë dhe konkurrencën.
Paraprakisht, në fillim të debatit, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, duke e arsyetuar Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogën minimale, tha se ai është i gatshëm për dialog me punëdhënësit dhe punëtorët, dhe është sjellë zgjidhje të cilën e mbështesin të gjithë, e ajo është rroga minimale të jetë 18.000 denarë.
“Ligji e konfirmon rrogën minimale, e cila për muajin mars, përfundimisht me pagesën për marsin, duhet të jetë në vlerë prej 18.000 denarëve. Shteti mendon edhe për punëdhënësit. Në vetë propozim ligjin është paraparë që shteti ta mbulojë dallimin e plotë në pjesën e kontributeve për rrogën minimale, e cila për momentin është 15.200 denarë, deri tek ajo që do të paguhet nga marsi ndërkaq e cila do të jetë 18.000 denarë. Është paraparë punëdhënësit të mbështeten në periudhën prej marsit deri në dhjetor të vitit 2022”, informoi Trençevska, e cila potencoi se rroga minimale është rritur dyfish në raport me atë prej vitit 2016, e cila ishte 10.080 denarë.
Ajo theksoi se pret që rritja e rrogës minimale të ndikojë pozitivisht në rritjen edhe të rrogave tët jera, me çka, siç tha, do të përmirësohet standardi i qytetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Minçev, Mexhitit: Punësimet bëhen sipas nevojave dhe në bazë të cilësisë, premton diçka që nuk është reale

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Policia parandalon një rast të kontrabandës në Han të Elezit - në tri vetura sekuestrohen veshmbathje, bizhuteri, aksesorë, mjete pune dhe artikuj të tjerë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës