Votat e pesë liderëve nëpër komuna, ku dolën ata mirë e ku keq (Grafiku)

Analiza e "Debat Plus", pas rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, sjell votat e pesë liderëve nëpër komuna, ku dolën ata mirë e ku keq.
Sipas këtyre të dhënave Albin Kurti e Kadri Veseli dolën mjaft keq në Deçan, Vjosa Osmani në Skenderaj, Ramush Haradinaj në Dragash ndërsa Fatmir Limaj në Obiliq. Shumica e liderëve morën vota të bollshme në Prishtinë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019.
Nga pesë liderët e subjekteve politike ashtu siç është e kuptueshme më së shumti vota ka fituar kandidati i partisë që doli e para në zgjedhje, Albin Kurti me 183,868 vota.
E dyta doli Vjosa Osmani me 176,188 vota. Pason Kadri Veseli me 146,763 vota. Ramush Haradinaj ka marrë 75,917 vota dhe Fatmir Limaj 26,014 vota.
Emisioni “Debat Plus” në mënyrë grafike ka sjellë votat që secili nga liderët e lartpërmendur kanë fituar në secilën komunë të Kosovës, përcjell Telegrafi.
Abin Kurti është votuar më së shumti në Prishtinë, Prizren e Gjilan ndërsa komunat me shumicë shqiptare ku ka marrë më së paku vota janë Juniku, Deçani dhe Hani i Elezit.
Këto dhe statistika tjera mund t’i ndiqni sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini duke filluar nga ora 20:30./Telegrafi/

















































