LAJMI I FUNDIT:

Debat në sallën e gjyqit, shtyhet seanca për Belerin, mediat greke të pranishme në Tiranë

Debat në sallën e gjyqit, shtyhet seanca për Belerin, mediat greke të pranishme në Tiranë

Është shtyrë sërish gjyqi për kryebahkiakun e zgjedhur të Himarës, por të pa betuar, Fredi Beleri.

Shkak për shtyrjen e gjyqit këtë herë është bërë mungesa e dëshmitarit Abdyl Rama, i cili nuk gjendet nga autoritetet.


Abdyl Rama është vellai i Arsen Ramës bashkëpunëtorit të drejtësisë, që denoncoi Belerin për blerje votash.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 5 dhjetor, ora 15:00.

Burime bëjnë me dije se seana gjyqësore ka nisur me përplasje, me Belerin i cili hodhi akuza mbi gjykatën për bllokimin e ballafaqimit me dëshmitarin e paguar, raporton Euronews Albania.

“Mbyllët dyert në ballafaqimin me dëshmitarin e paguar”, mësohet të ketë thënë Beleri.

Pjesë nga debati:

Fredi Beleri: Keni shkelur kushtetutën me dëshmitarin Arsen Rama. Keni ndikuar ju si kryesues. Pse u bë seanca me dyer të mbyllura. Ajo që i ka ndodhur me automjetin nuk do të thotë se i rrezikohet jeta. Dëmtimi i automjetit është bërë nga persona të tjerë që nuk kanë lidhje me mua. Në seancën e kaluar prokuroria nuk u shqetësua që dëshmitari gënjeu. Ai (Arsen Rama) nuk ka mundësuar që ne të lyesim e të marrim përgjigje të sakta. Ju si kryesues nuk keni mbajtur qëndrim të drejtë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Arsen Rama”

Erion Çela, kryesues i trupës gjykuese: Avdyl Rama, vëllai i Arsen Ramës ndodhet jashtë shtetit. Sipas sistemit tims dhe sipas familjarëve të tij ndodhet jashtë shtetit”

Prokurorja Dorina Bejko: Në tims Avdyl Rama rezulton se ka dalë jashtë shtetit me datë 27/11/2023. Konstatohet se prezent në sallë janë dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja.

Avokati Edmond Dema: “Heqim dorë dorë nga dëshmia e dëshmitarëve Marin Suli e Vangjel Dule sepse nuk kanë lidhje me çështjen” (Pranohet nga togat e zeza)

Në sallë pati tensione pati tensione për dëshmitarin Avdyl Rama për shkak se palët, prokuroria dhe mbrojtja kërkojnë të njëjtin dëshmitarë teksa për këtë person, avokati i Belerit kërkoi llogari “pse ndërhyn prokuroria duke sjellë në gjykatë informacione mbi vendndodhjen e dëshmitarit kur diçka e tillë është kërkuar nga gjykata dhe policia konfirmon se vendndodhja e tij është në Shqipëri.

Të dyja palët i kërkojnë gjykatës të vijojnë kërkimet për Avdyl Ramën. Ky i fundit është vëllai i Arsen Ramës bashkëpunëtorit të drejtësisë. Avdyli u thirr në proces për shkak se u përmend në gjykatë për shkak të polemikave që janë krijuar rreth deklarime të përfulura mediatike të tij. Avokati i Belerit solli dhe indicie në gjykatë ku deklaroi se Avdyl Rama ka deklaruar një adresë banimi në “lagjen e re” në Vlorë, dhe publikon foto në rrjetet sociale nga ky qytet.

Në ambientet e jashtme të GJKKO u vërejt prania e mediave greke gjatë kohës që po zhvillohej seanca.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme gjyqi u ndoq nga televizioni EPT News.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave.

Kërkesa e Belerit drejtuar gjyqtarit Erjon Çela:

I nderuar Z.Gjyqtar! Bazuar në nenin 110 dhe 358 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoj të bëj një deklaratë në lidhje me drejtimin e seancës së kaluar nga ana Juaj, në cilësinë e Kryetarit të trupit gjykues. Gjithashtu, seancën e kaluar konstatova që Gjykata, pranoi çdo kërkesë të prokurorisë së posaçme, pavarësisht se nuk u bazuan në asnjë provë apo ligj, dhe Ju, me cilësinë e Kryetarit, keni ndikuar me veprimet tuaja drejtëpërsëdrejti në të drejtën time të mbrojtjes, duke moslejuar mbrojtësit e mi të vijojnë me pyetjen e dëshmitarit, sipas vlerësimit të tyre.

Deklaratën e kam me shkrim, do e depozitoj pasi ta lexoj. Së pari: Pranuat kërkesën e prokurorisë, për pyetjen e dëshmitarit Arsen Rama me dyer të mbyllura, në shkelje të hapur të nenit 340 të Kodit të Procedurës Penale, duke u shkelur kështu Kushtetuta, që parashikon që seancat gjyqësore janë publike. Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë që cënohej siguria e dëshmitarit Arsen Rama.

Pretendimet e prokurorisë, se diku në muajin qershor, të dashurës së shtetasit Arsen Rama, në rrugë publike, në Vlorë, i kanë gërvishtur automjetin, nuk provon që siguria e dëshmitarit është në rrezik. Maksimumi, e dashura e shtetasit Arsen Rama, që nuk është as subjekt as objekt në këtë gjykim, mund të ketë ndonjë mosmarrëveshje me servisin, apo me ndonjë automjet tjetër të cilit mund t`i kishte zënë parkimin apo rrugën, etj. Po ta kishte marrë seriozisht këtë rrezik Prokuroria do të kishte vijuar me sigurimin e provës së dëshmitarit, apo do të kishte marrë masa për mbrojtjen e tij, sipas ligjeve të posaçme, gjë që nuk ka ndodhur.

Prokuroria nuk e mbrojti dëshmitarin jashtë sallës së gjyqit për disa muaj, por kërkoi nga Ju që ta mbroni në sallën e gjyqit, dhe kjo kërkesë ndonëse e pabazuar nuk u vu në dyshim nga ana Juaj, duke më cënuar të drejtën e seancës gjyqësore publike. Gjykata e Posaçme u vu jo vetëm në mbrojtje të shtetasit Arsen Rama por edhe të të dashurës së tij, i referohem në këtë cilësim deklarimeve që ky shtetas dhe e dashura e tij kanë dhënë ditën që kanë konstatuar gërvishtjen e automjetit në rrugë. Po ashtu pranuat kërkesën e prokurorisë për të kundërshtuar thëniet e dëshmitarit Arsen Rama, që ishte dëshmitari i prokurorisë, me dy procesverbale, ku nuk kishte asnjë thënie për ato që donte prokuroria të kundërshtonte.

Mjaft që e kërkoi prokuroria, dhe prej Jush, pranohet çdo kërkesë. Së dyti: Siç jam njoftuar, bazuar në nenin 341 të Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore bëhet nga Kryetari i trupit gjykues, i cili disponon me anë të urdhërave, të cilët sipas nenit 112 të Kodit të Procedurës Penale duhet të arsyetohen. Seancën e kaluar, gjatë pyetjes së dëshmitarit Arsen Rama, ndërhyrjet Tuaja, përveçse të paarsyetuara, nuk kanë qënë bazuar në nenin 361/6 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit “Gjatë pyetjes së dëshmitarit kryetari mund të bëjë pyetje dhe, kur është rasti, ndërhyn për të siguruar radhën e pyetjeve, vërtetësinë e përgjigjeve, saktësinë e pyetjeve dhe të kundërshtimeve, si dhe për të garantuar respektimin e personit”.

Sipas ligjit, Ju, me cilësinë e Kryetarit, mund të ndërhyni, kur dëshmitari pyetet nga pala që ka kërkuar pyetjen, që në rastin konkret ishte prokuroria, për të penguar pyetjet sugjestive. Prokuroria bëri shumë pyetje të tilla, por nga ana Juaj nuk u bë asnjë ndërhyrje. Ndërkohë, gjatë pyetjeve të mbrojtjes, sipas ligjit Ju mund të ndërhyni, vetëm për të siguruar vërtetësinë e përgjigjeve, saktësinë e pyetjeve dhe garantimin e respektimit të personit që po pyetej. Ndërhyrjet tuaja nuk kanë qënë në asnjë rast të natyrës që ligji Ju ka njohur, por keni penguar mbrojtësit të bëjnë pyetjet që kanë vlerësuar, shpesh duke penguar dëshmitarin të përgjigjet, ose keni dhënë Ju përgjigjen. Duke qënë se me mënyrën e drejtimit të seancës së kaluar, nga ana Juaj, është kufizuar e drejta ime për t`u mbrojtur sipas vlerësimit tim, bëj këtë deklaratë, në ushtrim të të drejtave të mia sipas nenit 358 të Kodit të Procedurës Penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori