LAJMI I FUNDIT:

Debat në Kuvend për edukatën seksuale, Eman Rrahmani akuzon ministren Nagavci për keqpërdorim të kurrikulës

Debat në Kuvend për edukatën seksuale, Eman Rrahmani akuzon ministren Nagavci për keqpërdorim të kurrikulës

Edukata seksuale ka shkaktuar debat në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet projekt-buxheti për vitin 2025.

Deputeti i larguar nga LVV, Eman Rrahmani ka folur për kurrikulën për arsim në edukatën seksuale dhe shëndetin riprodhues. Ai tha se e ka lexuar dhe ka ndarë një pjesë të saj me deputetë.

“Në atë kurrikulë mësohen se si mësimdhënësit t’iu tregojnë fëmijëve nga klasa e 1 deri në klasën e 12 se si i kryejnë marrëdhëniet e tyre në shtëpitë e tyre. Në atë kurrikulë, ministrja Nagavci ka miratuar që fëmijët të marrin një shembull një vajzë dhe një djalë që i qesin para gjithë shokëve të klasës dhe njërit ia mbyll sytë për 5 minuta e nxënësi tjetër ka me ia prek me dorë trupin me sytë mbyllur dhe pastaj do t’i ndërrojnë rolet e më pas do të tregojnë se çka kanë ndjerë, çfarë organe kanë prekur”, tha Rrahmani.


Ai kërkoi nga ministrja Nagavci të tregojë se sa ka shpenzuar “gjatë mandatit për degjenerimin, rrezikimin e qenies dhe jetës së fëmijëve”.

Buxheti për vitin 2025: 2.8 miliardë euro për nivelin qendror, 788 milionë euro për komunat
Lexo po ashtu Buxheti për vitin 2025: 2.8 miliardë euro për nivelin qendror, 788 milionë euro për komunat

Ministrja Arbërie Nagavci, i është përgjigjur kritikave të deputetit Eman Rrahmani.

Nagavci ka thënë se deputeti në fjalë çdo herë e ka keqpërdorur foltoren e Kuvendit për interesa personale.

“Është për keqardhje që të keqpërdoret kjo foltore siç keni bërë gjithmonë për interesat personale ose të një grupi. Thjeshtë dhe shkurt deputeti Rrahmani kurrikulat tona që i kemi miratuar kanë të bëjnë me edukimin dhe mire edukimin e të gjithë vajzave dhe djemve. Në mënyrë që asnjë vajzë e as një djalë të mos keqpërdoret ashtu siç keni bërë deri me tani”, tha Nagavci.

Ministrja tutje shtoi se deputeti Rrahmani vazhdimisht e ka keqpërdor këtë foltore për të thënë së vajzat nuk shkojnë në shkollë për shkak të mbulesës.

“Sot që po flasim sado që ju jeni munduar që të manipuloni me vajza në familje, nuk kemi asnjë vajzë që nuk vijon shkollimin. Dhe sot e çdo ditë si ministre e arsimit do të angazhohem maksimalisht që të ketë një edukim të plotë për secilin vajzë dhe djalë, për shoqërinë tonë. Andaj kurrikulat janë dokumente publike në faqen e MASHT-it dhe ne i kemi promovuar disa herë”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“I qëndroni gatitu Radoiçiqit dhe luftoni Republikën e Kosovës” – Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe, u kërkon të largohen nga Kuvendi

“I qëndroni gatitu Radoiçiqit dhe luftoni Republikën e Kosovës” – Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe, u kërkon të largohen nga Kuvendi

Lajme
KDI i reagon Konjufcës: Pengimi i deputetëve të Listës Serbe, cenim i mandatit kushtetues

KDI i reagon Konjufcës: Pengimi i deputetëve të Listës Serbe, cenim i mandatit kushtetues

Lajme
A mund t’ia ndërrojë Serbia kahun Ibrit?

A mund t’ia ndërrojë Serbia kahun Ibrit?

Lajme
Specialja vazhdon bastisjen në shtëpinë e Hajredin Kuçit, pamje nga vendi i ngjarjes

Specialja vazhdon bastisjen në shtëpinë e Hajredin Kuçit, pamje nga vendi i ngjarjes

Lajme
Arrestimet nga Specialja, reagon PDK

Arrestimet nga Specialja, reagon PDK

Lajme
Pavarësisht anulimit të Samitit në Bosnje e Hercegovinë, Kurti e vazhdon vizitën në Sarajevë

Pavarësisht anulimit të Samitit në Bosnje e Hercegovinë, Kurti e vazhdon vizitën në Sarajevë

Lajme
Kalo në kategori