LAJMI I FUNDIT:

Debat: “Çka po ndodh me listën zgjedhore?” (Video)

Debat: “Çka po ndodh me listën zgjedhore?” (Video)

‘Çka po ndodh me listën zgjedhore’, ishte tema për të cilën u debatua në emisonin Click Plus. Analisti Sulejman Rushiti tha se ky është një kaos i cili ëstë krijuar me qëllim nga persona të caktuar.

“E pastrojnë tashmë listën zgjedhore të Kinës! Për shkak se një deputet i VMRO-së tha se kanë kohë që listën zgjedhore kineze ta pastrojnë e lëre më të Maqedonisë. Ndërkohë që pasi u bën publike linku ku secili mund të sheh realisht ekziston dhe tani na ka dal një konfuzion tjetër këtu që nuk e dimë se kush banon me ne”, u shpreh Sulejman Rushiti, Analist.


Edhe profesori Mersim Maksuti tha se lista zgjedhore gjithmonë është manipuluar nga garniturat politike, sipas tij kjo ndodh se nuk është bërë regjistrim i popullsisë.

“Përbërja e listave zgjedhorë në një mënyre gjithmonë ka qenë në duart e pushtet mbajtësve, nga ana tjetër meqë jemi një vend që gjatë kohë nuk kemi zbatuar regjistrim të popullsisë edhe kjo ju ka lënë hapësire që listat e votuesve të manipulohen dhe gati që çdo garniturë politike e ka shfrytëzua këtë vakum të mos regjistrimit të saktë të popullsisë”, tha Mersim Maksuti, profesor.

Bashkim Bakiu, nga Instituti për Qeverisje të mirë tha se ndonjëherë edhe qytetarët duhet të jenë përgjegjës dhe t’i paraqesin parregullsitë që i vërejnë.

“Në Maqedoni nuk ekziston një kulturë politike kur edhe qytetari merr përgjegjësinë dhe të njëjtën ta paralajmëron. Në këtë rast KSHZ ka lënë hapësirën që në mënyrë vetanake qytetarët të marrin përgjegjësi që të paralajmëron KSHZ si dhe partive politike ju jepet një mundësi e tillë dhe gjithmonë duhet të jetë në kornizat e dyshimit se a do ta bëj qytetari një gjë të tillë”, tha Bashkim Bakiu, Instituti për Qeverisje të mirë.

Anëtari i KSHZ Subhi Jakupi foli për rastin e votuesve nga Pusteci. Ai vuri në dyshim mënyrën sesi atyre personave iu është dhënë shtetësia.

“Dhe tash e kemi rastin Pustec (Liqenasit). Ata njerëz nuk janë fiktiv. Atyre njerëzve iu është dhënë shtetësia, u është ndarë vendbanimi, pasaporta letërnjoftime dhe në mënyrë administrative ato nuk janë fiktiv, por janë me të gjitha të drejtat pozitivë. Dhe tash bëhet pyetja a është fituar shtetësia në mënyrën e besueshme ligjore”, shtoi Subhi Jakupi, nga KSHZ.

Për aferën e letërnjoftimeve false Subhi Jakupi tha se kanë pyetur MPB por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sipas tij këtë rast Prokuroria speciale do ta nxjerrë në shesh. /Telegrafi/