LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër mes Shyqyri Haxhës dhe deputetes Deliu: Paralajmërojnë padi ndaj njëri-tjetrit

Debat i ashpër mes Shyqyri Haxhës dhe deputetes Deliu: Paralajmërojnë padi ndaj njëri-tjetrit

Edhe pas një ore pauze, në Komisionin hetimor të PTK-së, pati përplasje mes deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra me ish-kryeshefin ekzekutiv të PTK-së, Shyqyri Haxha.

Derisa ky i fundit akuzonte atë se i kishte kërkuar t’i punësonte persona, gjatë kohës sa ishte kryeshef në Telekom, Deliu-Kodra deklaroi se asnjëherë nuk ishte takuar me të dhe se një gjë e tillë është e pavërtetë.


“Unë jam lënduar se është absolutisht e pavërtetë. Unë nuk dua të lejoj që në këtë komision të vijnë dëshmitarë me hedh një informatë të pavërtetë… është e pavërtetë është absolutisht e pavërtetë dhe këtë po e them me bindje të plotë, është absolutisht e pavërtetë. Le të çohet Z. Haxha dhe gjithsecili le të më gjen vetëm një person në Postën  dhe Telekomin e Kosovës që e kam punësuar, unë do të jap përgjegjësi para këtij komisioni dhe para deputetëve. Nuk lejoj që emri im me u përly, ashtu si e keni përlyer ju sot… Nuk jemi takuar asnjëherë, sepse po më vjen turp që ky takim i dëshmive sot është shndërruar në një betejë mes meje e teje për një të pavërtetë që ju e keni thënë. Nuk të kam kërkuar asnjëherë punësim të askujt, ne nuk jemi njohur më herë z.Haxha. Unë në kohën për të cilën po flisni, kam qenë gazetare e Televizionit Publik, nuk kam qenë e ngarkuar politikisht ”, tha ajo.

Për këtë Deliu-Kodra tha se do të iniciojë edhe padi ndaj Haxhës.

Pavarësisht kësaj, Haxha u shpreh këmbëngulës se po e thotë të vërtetën, duke treguar edhe vendin se ku ishin takuar, e ajo i kishte kërkuar t’i punësonte dikë.

Haxha:”Kjo është thënë në një takim që ka qenë një manifestim në PTK kur ka qenë në Sheshin 21…”

Deliu-Kodra: “Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e manifestimeve të PTK-së dhe nëse po mendoni që me një etiketim ju mund të hidhni poshtë gjithë ato që ka ndodhur… Kjo është e turpshme Z.Haxha… unë nuk kam kërkuar asnjëherë. Nuk është e vërtetë që jemi takuar ne të dy ndonjëherë…”

Haxha: “Pasha Zotin është e vërtetë, po qysh nuk është e vërtetë, po kujt i tregon ti. Ke qenë në manifestim dhe mu ke afruar sikur tjerët, po shuj lëre atë punë…”

Blerta Deliu: “Unë do të inicioj padi…”

Haxha: “Edhe unë do të inicioj padi për 400 mijë euro”.

Kjo përplasje shkoi edhe më tej. Deliu-Kodra tha se ka fakte e dëshmi që Haxha kishte abuzuar me pozitën e tij, duke punësuar familjarë e të afërm të tij.

“Mos më detyro me i përmend me emër dhe mbiemër, me miq e miqasi, e me nipa e mbesa që i ke shti me rend në Telekomin e Kosovës, e që ke abuzuar me pozitën tënde. Po ju premtoj, kam dëshmi dhe informata të sakta për krejt punësimet individuale, familjare, personale prej miqve, nipave dajave, mbesave që Haxha u ka bërë familjarëve të vet. Nuk kam pranuar asnjëherë të lëshohem në deklarime të tilla, por për hir të korrektësisë, unë do t’i qëndroj prapa, dhe ky komision do ta kryej punën e vet fije e për pe”, tha Deliu-Kodra.

Me insistimin e kryesuesit të këtij komisionit, Visar Ymeri ky debat mes tyre është ndërprerë. Gjatë debatit për kontratën qindra milionëshe me Zmobile, anëtarja e komisionit Blerta Deliu-Kodra ka pyetur Haxhën në qoftë se ka ndonjë vendim të bordit që nuk e ka nënshkruar, për çka ky i fundit tha se në raste të donacioneve dhe sponzorimeve, ai nuk ka dhënë nënshkrim. Por, që sipas Deliu-Kodrës kjo nuk është e vërtetë.

“Por, po ju keni dhënë 60-70 mijë euro te familjarët e juaj donacione edhe mos më shtini sot me i përmend… Çfarë mund të thoni për sistemin e faturimit me kompaninë ndërkombëtare Amdoc, e cila siç thuhet ia humbi PTK-së 10 milionë euro. A jeni paralajmëruar ju nga Qeveria për mos nënshkrim të kësaj kontrate, ka qenë një kompani do të thotë që priste me dal në privatizim dhe ju keni nënshkruar një kontratë e cila ia ka humbur Telekomit 10 milionë euro”, ka thënë ajo.

Por, këto pyetje Haxha ka aluduar se ia ka shkruar dikush tjetër Deliu-Kodrës.

Haxha: “Vendimi për me ndërpre edhe mos me ardh, ka ardh pasi që është nënshkruar kontrata, nuk kanë dashur e kanë lejuar me ndodhë ai dëm… ata që ta kanë shkruar aty shko pyeti të tregojnë…”.

Deliu-Kodra: Asnjëherë ju nuk guxoni me mu drejtu kështu”.

Haxha gjatë raportimit në këtë komision ka fajësuar edhe dikë tjetër për dëmin që iu shkaktua kompanisë. Ai duke folur për kontratën qindra milionëshe me Z Mobile, ka thënë se në këtë proces faj ka edhe Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), për të cilin mendon se ka pasur mandat të ndalojë licencën.

Derisa, deputeti Liburn Aliu u interesua të dijë nëse kjo kontratë është nënshkruar në kushte kërcënimi, mashtrimi dhe motiveve korruptive, Haxha tha se tha se nuk mund të pohojë një gjë të tillë. Pas shumë orëve komisioni nuk arriti të përfundojë intervistimin e Haxhës, për çka u mor vendim që të vazhdojë nesër. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori