LAJMI I FUNDIT:

De Ligt pas fitores ndaj Torinos: I lumtur me golin, prekja e topit me dorë nuk ishte penallti

De Ligt pas fitores ndaj Torinos: I lumtur me golin, prekja e topit me dorë nuk ishte penallti
Momenti i prekjes së topit me dorë nga De Ligt

Matthijs de Ligt ka këmbëngulur se ai e dinte menjëherë se nuk ishte penallti prekja e tij me dorë në fitoren e Juventusit kundër Torinos.

Ish-mbrojtësi i Ajaxit ishte vendimtar në Derby della Mole, duke shënuar një gol të bukur në fitoren 1-0.

Pas ndeshjes, De Ligt ka thënë se është i lumtur me golin dhe fitoren, ndërsa ka folur edhe për episodin e prekjes së topit me dorë në zonë.


Juventusi triumfon në derbin lokal ndaj Torinos
Lexo po ashtu Juventusi triumfon në derbin lokal ndaj Torinos

“Jam vërtet i lumtur, natyrisht. Ishte një lojë vërtet e rëndësishme, pasi Inter fitoi gjithashtu. Ne fituam 1-0 dhe goli im ishte vërtet i veçantë”,  ka thënë fillimisht De Ligt për DAZN.

“Ishte vetëm në këmbë si tani dhe topi më goditi. E dija menjëherë se nuk ishte penallti, sepse rregullat janë nëse krahët janë poshtë, nuk është penallti”.

Notat e lojtarëve: Torino 0-1 Juventus, De Ligt ylli i ndeshjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Torino 0-1 Juventus, De Ligt ylli i ndeshjes

“Natyrisht, kur të vini në një klub të ri, gjithmonë do të jetë e vështirë. Po shkon mirë, djemtë më bënë të ndjehem i mirëpritur dhe mendoj se jam duke u përmirësuar çdo ndeshje”.

“Shpresoj që kam treguar sonte atë që mund t’i sjell skuadrës. Shokët e mi të skuadrës janë vërtet të mirë, Higuain më dha një asistim të mahnitshëm dhe jam me të vërtetë i lumtur”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori