Spanja do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme dhe të vështirë në Kampionatin Evropian, “Franca 2016”.

Kampioni në fuqi do të ndeshet me Italinë në 1/8 e finales në ndeshjen që do të zhvillohet në në Stade de France.


Portieri David de Gea thotë se skuadra e tij synon ta mbrojë titullin e kampionit në Kontinentin e Vjetër. Ai e ka të qartë se do të jetë vështirë sepse në këtë Evropian ka shumë skuadra të mëdha.

“Do të ishte e mahnitshme të bëjmë historinë edhe një herë”, ka thënë De Gea, transmeton KP.

“Por, ne e dimë se do të jetë shumë vështirë, sepse ka shumë ekipe të mira. Ne kemi shpresa të mëdha dhe ne jemi në grup i bashkuar dhe i vendosur për ecur përpara”, ka shtuar ai.

telegrafi sport app