David Beckham dhe familja e tij e famshme po i thonë lamtumirë kompleksit të tyre legjendar Bev Hills, duke e shitur për 33 milionë dollarë!

Çifti blenë pasurinë prej 13,000 metrash katrorë në vitin 2007, gjatë kohës që David nënshkroi një kontratë prej 250 milionë dollarësh me ekipin e futbollit L.A. Galaxy.


Në kohën që blenë shtëpinë, çmimi i kërkuar ishte 22 milionë dollarë, shkruan TMZ, transmeton Telegrafi.

vic2

Tani që David është pjesë e MLS në Florida, duket se familja thjesht nuk po e përdor pallatin e tyre siç e përdornin.

Fëmijët e Davidit dhe të Victorias shkuan në shkollë në Los Anxhelos sa jetuan në këtë shtëpi, por tani ata kalojnë më shumë kohë në Londër.

vic3

Rezidenca Bev Hills është e përbërë nga gjashtë dhoma gjumi, nëntë banjo, një bibliotekë, pishinë dhe ka dy porta hekuri në pjesën e përparme të pronës.

Sa për blerës, nuk ka ende ndonjë të sugjeruar, mirëpo kushdo që është i interesuar, duhet të jetë vërtet i pasur. /Telegrafi/