LAJMI I FUNDIT:

Dauti kërcënon me luftë nëse Ramushi ekstradohet në Serbi (Video)

Dauti kërcënon me luftë nëse Ramushi ekstradohet në Serbi (Video)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka kërcënuar edhe me luftë nëse i vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet nga Franca për në Serbi. Madje, ai thotë se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë.

“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, tha ai.


I bindur se demarkacioni nuk ka gjasa të marrë votat e parlamentarëve, Haradinaj i bën thirrje Qeverisë që këtë marrëveshje ta sjellin sa më shpejt për votim, në mënyrë që ajo të dështojë,

“Unë shumë do të kisha pas qejf që kryeministri mos ta vonojë e që ta sjell Demarkacionin. Madje, kryeministri është dashtë me 1 shtator të vitit të kaluar ta hedh në votim, kur erdhi në sallë dhe e tërhoqi vet. Sa më shpejt që e sjell, aq më mirë është, se edhe i jepet zgjidhjet këtij problemi që tash e sa kohë po e mban Kosovën zvarrë”, tha ai.

Mocioni i votëbesimit, sipas nënkryetarit të AAK-së, mund ta rrëzojë Ekzekutivin brenda muaji, derisa shprehu bindjen e tij se subjektet politike të tanishme qeverisëse, do të mposhten në zgjedhjet e ardhshme parlamentare – pikërisht nga opozita. /RTV D/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori