LAJMI I FUNDIT:

Data, qytetarët kërkojnë luftë ndaj korrupsionit

Data, qytetarët kërkojnë luftë ndaj korrupsionit

Qytetarët kanë mendime të ndryshme rreth debatin për datës së bisedimeve për në Bashkimin Evropian. Disa mendojnë se faji për mos çeljen e bisedimeve qëndron tek politikanët tonë.

“Nuk është problem, është normale dhe besoj se ka të drejtë edhe Franca edhe BE. Një vend cili nuk i ka as dy milion banorë nuk mund të drejtojë sistemin e vetë politik, kushtetues aq më tepër edhe atë gjyqësor. Do të thotë e gjithë problematika ndodh në atë pikë se këtu gjithçka po bëhet por vetëm drejtësia nuk vjen në vend. Ndërsa BE është formacion ekonomik i cili mbështetet në parime të drejtësisë dhe ligjshmërisë.


Duhet kohë, vazhdimisht kohë, kushtet nuk janë plotësuar. Te shteti jonë qëndron, korrupsioni, nepotizmi, të gjitha gjërat e këqija që ndodhin tek ne. Tash Macron a ka të drejtë, ndoshta ka të drejtë.

Problem është, rinia po ikë prej këtu. Nuk mund të mbijetojë me 15 mijë denarë, prandaj ikin. Gënjejnë të gjithë politikanët dhe është e kotë. Ja unë tani shkoj në ambasadën e Gjermanisë të marr vizë dhe të ikë për në gjermani. Edhe se jam i moshuar do të shkojë për në Gjermani.

Disa të tjerë thonë se pavarësisht vendimit nuk duhet të dorëzohemi por të vazhdojmë me zbatimin e reformave.

Shumë pritëm dhe ende duhet të presim dhe të luftojmë…Ndoshta nuk është gjithçka siç duhet, kemi bërë diçka por ka edhe lëshime. Duhet të përpiqemi, jo vetëm politikanët por edhe populli duhet të përpiqet pak më shumë se sa duhet. Mentaliteti, kultura. Qeveria duhet të kujdeset për rrogat, për standard më të lartë të kenë qytetarët që të hyjmë në Evropë. Me 300 – 400 euro rrogë nuk hyhet në Evropë. Shumë është i ulët standardi, edhe kultura në Evropë varet nga standardi. Vetë standardi i cili është i ulët nuk mund të ketë kulturë, arsim, cili qytetar do të blejë libra për të

Besoj se një ditë do t’ia arrijmë, por gjithçka varet nga Qeveria, Kuvendi, populli e kështu.

Për disa nga qytetarët, çështja e anëtarësimit në BE është e parëndësishme. Ata thonë se çfarëdo që të ndodhë, për qytetarët do të jetë njëjtë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori