LAJMI I FUNDIT:

Data fatale, katastrofat që goditën botën më 15 prill

Data fatale, katastrofat që goditën botën më 15 prill

Pas skenave të tmerrshme kur flakët gëlltitën Katedralen Notre Dame vitin e kaluar në Paris, njerëzit kujtuan disa tragjedi të tjera që lidhen me atë datë.

Zjarri që përpiu Katedralen e Notre Dame të hënën e 15 prillit në vitin 2019, preku botën. Mijëra njerëz dolën në rrugët e Parisit dhe shikuan me lotë, pasi një pjesë e rëndësishme e historisë së tyre dhe një nga simbolet e qytetit u zhduk, me reagime emocionale dhe shprehje keqardhjeje që vinin nga e gjithë bota, transmeton Telegrafi.

Katedralja e famshme është rrënjosur thellë në historinë e Parisit, që nga ndërtimi i saj, kur filloi në vitin 1163 dhe zgjati për gati dy shekuj.

Zjarrfikësit arritën të parandalojnë prishjen e kambanës kryesore dhe u përpoqën të ruanin reliket fetare dhe veprat e artit. “Ne do ta rindërtojmë Notre-Dame së bashku”, pati premtuar presidenti francez Emmanuel Macron në atë kohë.

Bombardimi i Bostonit

Konkretisht në të njëjtën datë, më 2013 ishte bombardimi i maratonës së Bostonit.

“Pashë dy shpërthime. E para ishte pas vijës së finishit. Kam dëgjuar britma të mëdha dhe më pas tymi u ngrit lart. Vazhdova të vrapoja dhe pastaj dëgjova një tjetër shpërthim. Njerëzit po vraponin të përgjakur”, tha gazetari i Boston Herald që drejtoi maratonën.

Shpërthimi vrau tre persona, njëri prej tyre një djalë tetë vjeç dhe plagosi 264 persona, disa prej të cilëve kishin mbetur pa krah dhe këmbë.

Por, sulmi në maratonën e Bostonit nuk është e vetmja ngjarje katastrofike e lidhur me 15 prill.

Katastrofa Hillsborough

Shumëkush e kujton vitin 1989 dhe katastrofën Hillsborough, një nga tragjeditë më të mëdha sportive në histori. Një ndeshje futbolli mes Liverpool dhe Nottingham Forrest u luajt në stadiumin Hillsborough, të mbushur me njerëz në Mbretërinë e Bashkuar në gjysmëfinalen e Kupës së FA.

Për shkak të një gabimi nga organizatorët, më shumë se 54,000 tifozë u pranuan në stadium, stadium i cili mund të mbante vetëm 39,000 spektatorë. Një pjesë e stadiumit u shemb, duke vrarë 96 tifozë të Liverpool-it dhe duke plagosur më shumë se 700 tjerë.

Mbytjet e Titanikut ‘të pashlyeshme ’

Data e 15 prillit merr një tingull edhe më të keq nëse mendojmë për një tragjedi tjetër që ndodhi në atë datë në vitin 1912. Në orët e para të mëngjesit në veri të Oqeanin Atlantik, u fundos një anije britanike, Titanik.

Kjo anije e mrekullueshme britanike e pasagjerëve fillon udhëtimin e saj të parë më 10 prill nga Southampton për në Nju Jork.

Anija më e famshme e kohës së saj, Titaniku, për shkak të pjesëve të mëdha të padepërtueshme, u konsiderua e pathyeshme.

Vetëm katër ditë më vonë, rreth orës 11.40, Titaniku goditi një akullnajë, duke prishur pjesën e poshtme të saj dhe anija u fundos. Në këtë aksident katastrofik, 1517 njerëz humbën jetën. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Australiania e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australiania e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Interesante
Kalo në kategori