Dasma në BBVA - DJ Gimbo merr një urim të veçantë nga miku i tij Gjesti

Big Brother VIP Albania edhe këtë vit organizoi një dasmë simbolike brenda shtëpisë, ku çifti i përzgjedhur për ceremoninë ishte DJ Gimbo dhe Selin.
Dyshja ‘u martuan’ në prani të të gjithë banorëve të shtëpisë, në një ceremoni mjaft emocionuese, ku Selin shkëlqente me fustanin e saj të bardhë. Atmosfera festive dhe momentet romantike u komentuan gjerësisht nga ndjekësit e spektaklit.
Çifti mori komente të shumta pozitive nga fansat, të cilat nuk munguan as në postimin që DJ Gimbo publikoi në Instagram pas ceremonisë.
Ndër urimet e shumta ra në sy edhe ai i mikut të tij më të mirë, Gjesti, i cili përveçse ka qenë pjesëmarrës në spektakël, është edhe fitues i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania.
Gjesti i bëri një urim të veçantë mikut të tij, koment që mori shumë pëlqime nga ndjekësit:

“Urime, urime, kur del jashtë e kalim qysh duhet dasmën puqi”, ka shkruar ai në komentin drejtuar DJ Gimbos.






























































