Në shekullin e 13-të, poeti persian Rumi kishte shkruar se “plaga është vendi përmes së cilit Drita futet te ju”.
Më shumë se 800 vjet më vonë, ende kjo thënie na rikujton se përse një zemër e thyer mund të jetë vetëm ura drejt dashurisë e cila na bën të ndihemi të plotë, të ndritshëm e plot shpresë, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk do të thotë se dashuria nuk na lëndon. Dashuria na lëndon tej mase. Shumë pak gjëra ju bëjnë të ndiheni më keq sesa kur ia dhuroni zemrën dikujt vetëm për ta kuptuar se ai person nuk mund ta jep një pjesë të tijës.
Ne humbasim aq shumë në dashuri saqë i injorojmë të gjitha shenjat paralajmëruese të tmerrit që do vjen – tmerr i cili na lë të copëtuar në mijëra pjesë.
Kjo na ndodh të gjithë neve. Për hatër të dashurisë, ne e bëjmë gabimin e zgjedhjes së një personi që nuk përshtatet mirë me ne.
Ne e bëjmë këtë sepse kemi shumë për të dhënë, por nuk i kemi mësuar leksionet që na bëjnë të gatshëm për personin e përjetshëm.
Mësimet më të vlefshme janë gjithmonë të dhimbshme, dhe mësimet që i mësojmë nga dashuria e gabuar mund të jenë më të dhimbshmet.
Prandaj, ndoshta këto gabime që i bëjmë nuk janë në të vërtetë gabime. Ndoshta janë vetëm mënyra e vetme se si mund ta mësojmë mënyrën si dashurojmë, përse lëndohemi, si dhe kush është i mirë e i keq për ne.
Nëse kjo është mënyra se si vërtet funksionon, atëherë ai gabim – vështirësia për të hequr dorë, ajo dëshirë joracionale për të qëndruar në një lidhje toksike – ndoshta nuk është gabim fare. Ndoshta është cikli natyral se si duhet të rrjedhin gjërat.
Është mënyra e vetme se si do ta shohim kur një lidhje po shkon mirë, pasi që e kemi parë se si ka shkuar keq. Kemi kaluar në procesin ku jemi përpjekur në maksimum për ta rregulluar një gabim, andaj tani e dimë se kur është e vërtetë.
Normalisht, edhe pse e dini këtë kjo nuk jua vështirëson procesin nëpër të cilin jeni duke kaluar. Shërimi është proces i gjatë që kërkon energji dhe vendosmëri.
Kjo na bën vetëm më të fuqishëm. Duhet shumë forcë ta kuptojmë se e dashurojmë dikë por që duhet të dorëzohemi dhe largohemi, pasi që jemi të destinuar për diçka më të mirë.
Ky do të jetë një rrugëtim shumë i gjatë, por ia vlen sepse në fund do të futeni në një lidhje të mbushur me dashuri të vërtetë, e cila vetëm ju relakson, siguron dhe nuk ka drama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDisa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit
Pse bebet lëvizin në bark
Ç'është cipa amniale dhe përse shërben lëngu amnial?
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel