LAJMI I FUNDIT:

Dashuria e vërtetë

Dashuria e vërtetë

Nuk është zotësi të kundërvihesh dhe të përmbysësh diçka, por të përpiqesh ta përmirësosh atë. (Agolli)


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Kur ti vepron në brendinë tënde, në shpirtin tënd të brendshëm, energjitë e tua drejtohen në brendësinë tënde, e njëjta energji qarkullon, del jashtë me një transformim krejtësisht tjetër. Ti ke arritur ta transformosh, ta mposhtësh frikën, ta shmangësh problemin. Nuk je ai që ia lejon gjithkujt të ta prishë lumturinë dhe gëzimin.

Ne lindim me vështirësi, rritemi me vështirësi, bëhemi pjesë e vështirësive. Këtu është edhe e drejta të mos e bësh vështirësi qasjen e përhershme. Atëherë kur ti do përballesh me veten tënde, do të përleshesh me unin tënd, ti do t’i mposhtësh çrregullimet e jashtme. Brendia jote është akumuluar me energji të freskët, ajo të jep forcë ta përballosh çdo pengesë që vjen nga jashtë.

Kujdes nga emocionet, dhe nga dëshirat për dashurinë: ku ka emocione dashuria është sipërfaqësore, sa më shumë emocione aq më pak dashuri. Rrallë kush e bën këtë krahasim, derisa nuk del e vërteta, prandaj kur fillon liria jote e vërtetë, vjen edhe dashuria e vërtetë, atëherë dalëngadalë emocionet zbehen, zemra është më e arsyeshme.

Kujdes mos e ngarko zemrën, sepse jeta jote e dashurisë zbehet, bëhet pengesë e udhëtimit tënd të brendshëm, bëhet pengesë për lirinë tënde. Kujdes, mos i bëj gjërat e kundërta në të njëjtën kohë, kjo është katastrofë. Nga njëra anë përpiqesh të dalësh, ti duhet të shkosh, mos u gëzo, mos u pikëllo në të njëjtën kohë, përpiqu ta detyrosh veten të jesh vetvetja, me të gjitha të mirat dhe të këqijat.

Përkujdesja për të tjerët për të ndihmuar, për t’i përkrahur pa interes vetjak, është një mekanizëm i ndërsjellë, i cili nxit qëndrimet bashkëpunuese që kërkojnë sakrifica të përkohshme për të pasur shpërblim më afatgjatë, për individët e përfshirë në të. Altruisti shton kujdesin, shton gjasat e mbijetesës, që rrjedhimisht të arrihen qëllimet humane dhe altruiste, për të dhënë, shpërndarë dashuri dhe energji për t’i përballuar sfidat e jetës.

Dashuria është një ndjenjë e lartë njerëzore dhe burimi i saj është kënaqësia. Ai që ka arritur të ngrihet në lartësinë e duhur në këtë dashuri, është një hero i madh i njerëzimit. Njerëzit e tillë janë të aftë ta çrrënjosin çdo ndjenjë urrejtjeje. Heronjtë e tillë të DASHURISË vazhdojnë të jetojnë edhe pas vdekjes së tyre. Ky shpirt i lartë, i cili për çdo ditë arrin të ndezë një zjarr të dashurisë në botën e brendshme, ia ka arritur qëllimi jetësor.

Ata persona që do të arrijnë të bëhen burim dashurie, janë të mirëpritur dhe të dashur për njerëzimin, ata janë të privilegjuar. Edhe në jetë do të jenë të amshuar prej Gjykuesit Suprem. Vdekja e tyre nuk është e njëjtë në ditën e gjykimit, kurse gjurmët e tyre do të ruhen për jetë e mot.

Dashuria e vërtetë shumëzohet, ajo jep, harron që ka dhënë, dhe vazhdon të shumëzohet pa pushim. Dashuria e vërtetë është burim i shëndetit, ajo është pushtet për t’i shembur barrierat që krijuan njerëzit para nesh, duke përfshirë barrierat kombëtare, fetare dhe racore.

Prandaj, një jetë e jetuar për hir të të tjerëve, një jetë e dashurisë së vërtetë, është parakusht absolut për t’u përgatitur, për të hyrë në jetën tjetër të amshueshme.

Dashuria e vërtetë është e shenjtë dhe shumë e shtrenjtë, personat që janë me fat, janë të aftë ta shijojnë dhe ta ofrojnë atë, ata e dinë mirë se janë të shpërblyer në të gjitha poret e jetës, ata persona janë të arsyeshëm në këtë botë, do të shpërblehen në botën tjetër, ai përkushtim duhet orientuar drejt produktivitetit, me anë të përvojës dhe të vetë disiplinës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Stil
Regjimi 12-minutësh i Mbretit Charles: Anashkalon drekën, por jo ushtrimet e muskujve të barkut dhe pompat

Regjimi 12-minutësh i Mbretit Charles: Anashkalon drekën, por jo ushtrimet e muskujve të barkut dhe pompat

Aktivitete sportive
Kalo në kategori