LAJMI I FUNDIT:

“Me dashuri nga Mançesteri”: Mesazhi i ushtarit britanik në bombën e hedhur mbi ISIS-in (Foto)

“Me dashuri nga Mançesteri”: Mesazhi i ushtarit britanik në bombën e hedhur mbi ISIS-in (Foto)

Forcat britanike, gjegjësisht një nga pjesëtarët e saj kanë shkruar një mesazh në të cilin shkruanet “me dashuri nga Mançesteri” në një bombë të destinuar për sulme ajrore kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik, pas sulmit të koncertit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fotografi, e cila ka qenë e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, tregon mesazhin “dashuri nga Mançesteri” në një bombë ngarkuar në një avion britanik që bënte sulme ajrore Akrotiri në Qipro.


Një zëdhënës i Forcave Ajrore Britanike ka konfirmuar se fotografia ishte e vërtetë.

“Ndjenja e mesazhit të shkruar në armë është e kuptueshme dhe shkrimi i tillë ka histori në Forcat Ajrore, kështu që individi në fjalë nuk do të merret në pyetje”, citohet të ketë thënë një burim.

Një veprim i tillë i ushtarit britanik vjen disa ditë pasi bombarduesi vetëvrasës Salman Abedi, gjatë një sulmi vetëvrasës në koncertin e yllit të muzikës Ariana Grande në Manchester Arena javën e kaluar, duke vrarë 22 vetë dhe duke lënë 119 të plagosur.

Fëmijë më të vegjël se tetë vjeç dhe prindër ishin në mesin e të vdekurve pasi mijëra tifozë u vunë në shënjestër pasi u larguan nga koncerti të hënën. /Telegrafi/