Ylli 28-vjeçar i ‘Saturday Night Live’, Pete Davidson, u largua nga një dispanzer i marihuanës i quajtur “MedMen” (konsumimi i saj është i ligjshëm për përdorim rekreativ në Kaliforni për njerëzit mbi moshën 21 vjeçare).
Pete u kap gjithashtu nga paparacët duke urinuar jashtë veturës Rolls-Royce e cila është në pronësi të të dashurës së tij, Kim Kardashian, teksa po kthehej me makinë nga dispanzeri që lejon shitjen e marihuanës në masë të caktuar.
Pete kishte shkuar me makinën Rolls-Royce të Kim Kardashianit, veturë e cila përmban një enterier lozonjar me ngjyrë kremi portokalli, shkruan DailyMail.
Kim ia ka dhënë të dashurit të saj çelësat e veturës që kur ai ishte kthyer në Kaliforni dhe ai u pa në fillim të javës duke bërë disa blerje të nivelit të lartë në një dyqan bizhuterish me të dhe duke bërë disa blerje Krishtlindjesh në minutën e fundit.
Por ai nuk ishte aq i suksesshëm kur erdhi puna për të blerë barërat e këqija (marihuanën), të cilat janë të ligjshme për t’u blerë në Kaliforni për përdorim rekreativ për njerëzit, 21 vjeç e lart.
Ylli i televizionit mund të shihej duke e blerë marihuanën dhe futur atë në xhepin e tij, teksa dy punonjës te dera dukej se nuk i ofruan qasje për të hyrë.
Është e paqartë se çfarë problemi kishte Pete me ID-në e tij, pasi në faqen e internetit të dispanzerit thuhet se çdo ‘identifikim i vlefshëm me fotografi i lëshuar nga qeveria’ për një person të paktën 21 vjeç do t’i lejojë hyrjen.
Ai ishte veshur me një kapuç gri të thjeshtë dhe pantallona sportive, së bashku me një xhaketë të zezë shtesë për ta mbajtur atë të ngrohtë në mbrëmjen e ftohtë të dimrit.
Komediani gjithashtu kishte veshur atlete të bardha të shkëlqyera me çorape rozë dhe një kapele bejsbolli të zezë, si dhe një maskë kirurgjikale për mbrojtjen nga COVID-19.
Atij do t’i jetë kërkuar të vinte maskë për t’iu lejuar hyrja, pasi Qarku i Los Angelesit aktualisht ka një urdhër për mbajtjen e maskave për këdo që futet në ambientet e brendshme të bizneseve dhe hapësirave publike, për të luftuar variantin Omicron që po përhapet me shpejtësi.
Ndërsa Pete po priste pranë hyrjes me shpresën se do të lihej të hynte brenda, disa klientë të tjerë u panë duke hyrë përpara tij.
Ai përfundimisht u kthye në veturën e Kimit dhe u nis për në destinacionin e tij.
Komediani njoftoi në vitin 2017 se kishte lënë marijuanën dhe kishte ndaluar së piri në një përpjekje për të përmirësuar shëndetin e tij mendor.
Ai kishte zbuluar më parë se barërat e këqija kishin ndihmuar në trajtimin e sëmundjes së tij Crohn, një gjendje në të cilën të sëmurët përjetojnë inflamacion të rëndë dhe të dhimbshëm në rrugën e tyre të tretjes.
Gjendja mund të çojë në humbje peshe dhe kequshqyerje dhe madje të jetë kërcënuese për jetën në disa raste.
Por Pete u kthye në përdorim të marihuanës pas vetëm disa muajsh dhe ai i tregoi Howard Stern në vitin 2018 se ndihej më keq pa pirë marihuanë.
“Unë isha esëll për tre muaj në një moment dhe isha si e fëlliqur”, pranoi ai.
Pasi u diagnostikua me çrregullim të personalitetit kufitar, Davidson iu kthye pirjes së duhanit për nevoja rekreative dhe për të ndihmuar me gjendjen e tij inflamatore, ndërsa ndoqi medikamente të tjera për të trajtuar nevojat e tij të shëndetit mendor.
Megjithëse aktualisht ndodhet në Bregun Perëndimor, një burim i tha Revistës People të mërkurën se Pete do të kthehej në New York para Krishtlindjeve, ndërsa Kim do të qëndrojë në Los Angeles për të kaluar festat me fëmijët dhe familjen e saj.
Pas vizitës së tij të dështuar në dispanzer, Pete dukej se kishte një urgjencë për të kryer nevojën e tij kur u kthye te vetura.
Ai u fotografua nga paparacët në një moment duke urinuar.
Udhëtimi i komedianit para Krishtlindjeve në Los Angeles pason me një vizitë romantike nga Kimi në qytetin e New Yorkut, ku çifti u panë duke shkuar në kinema për të shikuar filmin më të ri të Lady Gagës, “House Of Gucci”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje