Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV do të miratojë afatet kohore për zgjedhjet, në momentin kur do të marrë njoftimin nga Kuvend se janë shpallur zgjedhjet. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski tha në një intervistë për AIM-n, se pasi të shpallen zgjedhjet do të dihet edhe se kur do të fillojë fushata për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Megjithatë, ai tha se përgatitjet kanë filluar një kohë të gjatë dhe nuk pret që të ketë vështirësi në realizimin e tyre, pavarësisht se bëhet fjalë për zgjedhje të dyfishta.
“Ne i kemi filluar para disa muajsh, për të mos thënë gati një vit më parë, përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare sepse disa prokurime kornizë janë më të vështira dhe duhet të kontaktojmë më shumë kompani, pra shoqëri aksionare, ndaj po punojmë dhe jemi kah fundi me këtë. Ne duhet ta bëjmë këtë sepse, sepse për ne zgjedhjet nuk janë dita e zgjedhjeve, fillojnë shumë më herët me përgatitjet”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.
Duke folur për kompletimin e anëtarëve të KSHZ-së, Dashtevski tha se, kjo nuk do të ndikojë në përgatitjet për zgjedhjet, por sipas tij, do të ishte mirë të kompletohet përbërja. Ai tha se nëse nuk zgjidhet anëtari i shtatë, atëherë partitë mund të propozojnë më shumë vëzhgues në zgjedhje, që të jenë të sigurte se procesi do të zhvillohet në mënyrë të rregullt.
“Do të ishte më mirë të jemi shtatë anëtarë, të ketë edhe një ekip gjatë ndarjes së materialeve të besueshme apo të pabesueshme se sa të jemi gjashtë anëtarë. Gjithashtu mund të ketë ndonjë lloj integrimi në raportet se ja nuk është arritur të zgjidhet edhe një anëtar. Ky ekip që është tani në KSHZ, unë e vlerësoj si ekipin më cilësor nga formimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Mendoj se do t’i zbatojë me sukses zgjedhjet edhe pa një anëtar”, tha Aleksandar Dashtevski.
Sipas vlerësimeve të Dashtevskit, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të kushtojnë rreth 12 milionë euro, por kjo shifër mund të rritet edhe në 15 milionë euro, në rast se paraqiten çështje të paplanifikuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe