Oktapod, levrek, salmon e biftek të shoqëruar nga verëra vendore e shampanjë italiane kishin qenë pjesë një darke të zyrës së kryeministrit Kurti.
Darka e 31 majit, ishte ngrënë më vonë se zakonisht. Sipas faturës që është shpenzuar në emër të zyrës së kryeministrit, darka ishte paguar në ora 22:51.
Në faturën e siguruar nga KALLXO përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, kjo darkë ishte ngrenë në një nga restorantet në afërsi të Prishtinës.
Vlera e kësaj darke kishte kushtuar 375 euro.
Në këtë darkë qeveritare kishte dominuar ushqimi i detit. Një salmon i cili kishte kushtuar 12 euro, një oktapod 11 euro, dy levrek 22 euro si dhe tre biftek viçi në vlerë prej 51 eurove.
Një shishe me shampanjë italiane e llojit ‘Prosecco’ kishte kushtuar 16 euro.
Në këtë darke ishin konsumuar 4 shishe verë të llojit ‘StoneCastle’ të cilat kishin kushtuar 96 euro.
Përveç këtyre ushqimeve, në këtë ‘darkë të vonë’ të kabinetit të Kurtit, ishin konsumuar edhe 8 antipasta speciale në vlerë prej 48 eurove, 8 sallata rukolla në vlerë prej 36 eurove, 8 supa ditore në vlerë prej 24 eurove si dhe disa ushqime të tjera.
Mediumi në kuadër të dosjes ‘Sa Han Shefi’, ka publikuar të gjithë shpenzimet e qeverisë Thaçi, Mustafa, Haradinaj, Kurti 1 e Hoti, ndërkaq do të vazhdojë publikimin e shpenzimeve për dreka dhe darka zyrtare të qeverisë Kurti 2.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës