LAJMI I FUNDIT:

Dardanet shkëlqyen edhe ndaj Bullgarisë

Dardanet shkëlqyen edhe ndaj Bullgarisë

Në ndeshjen e tretë dhe mbase lojën më të mirë gjatë këtij turneu kundër Bullgarisë, vajzat e Kombëtares A të Kosovës shënuan fitore, me rezultat 2:1, duke e përmbyllur në mënyrën më të mirë pjesëmarrjen në turneun miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”.

Në ndeshjen e parë Dardanet e mundën Estoninë, me rezultat 2:1, më pastaj Hong Kongun, me shifrat 7:0. Në ndeshjen ndaj bullgareve ishte një mbizotërim i plotë i Kombëtares tonë.


Ishte pandalshme kapitenia e jonë Erëleta Memeti, e cila po vraponte në çdo cep të fushës dhe kjo u shpagua pasi që në minutën e 10-të depërtoi vetme dhe shënoi për 1:0. Në vazhdim me gjithë lojën e mirë të Dardaneve, në minutën e 20-të Naydenova barazoi rezultatin në 1:1 pas një pakujdesie të mbrojtjes sonë.

Kjo nuk i demoralizoi vashat tona dhe vazhduan me sulme drejt portës bullgare. Kështu që në minutën e 40-të përmes Valentina Metaj e rikthyen epërsinë (2:1) dhe me këtë rezultat u mbyllë pjesa e parë.

Pjesa e dytë sërish filloi me një mbizotërim të Dardaneve, por më nuk arritën të shënojnë, ndërsa bullgaret me gjithë përpjekjet për të bërë më shumë nuk arritën të ndryshojnë rezultatin.

Këto ndeshje për shtabin teknik të Kombëtares do të shërbejnë për konsolidimin e mëtejmë të Kombëtares A.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori