LAJMI I FUNDIT:

Dardan Sejdiu i përgjigjet Lutfi Hazirit: PSD që dy vite është bërë thes për goditje

Dardan Sejdiu i përgjigjet Lutfi Hazirit: PSD që dy vite është bërë thes për goditje

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu në një intervistë për “Përballje ditore”, në Telegrafi.com ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ekipin Negociator, rrëzimin e Qeverisë, si dhe takimin e paralajmëruar mes kryetarit të PSD-së, Shpend Ahmeti me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Sejdiu gjatë intervistës i është përgjigjur edhe nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit, i cili ka thënë se PSD ka pasur kokën në qeverisje e këmbët në opozitë.

“E kuptoj Hazirin, Kurtin, Hotin e gjithë këta për shkak se e kanë të qartë se Partia Socialdemokrate, përfaqëson një mënyrë të tretë të mendimit politik. Ne kemi politikë mbipolare këtu, e kemi Hashim Thaçin, PDK dhe koalicionin PAN dhe i kemi këta, që janë kundër, asnjëri prej tyre nuk jep propozime për të ecur përpara. Nuk jam në politik që ta shaj Albin Kurtin e Hashimi Thaçin, jam këtu që të jap rrugë për të ecur përpara”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai tha se ka dy vite që PSD është bërë thes për goditje, duke shtuar se PSD nuk ka pushtet prandaj as nuk mundësi që një parti pa pushtet të i bëjë dëme Kosovës.

Ndër të tjera, Sejdiu tha se ai nuk ngjason me asnjë parti tjetër në Kosovë.

Dardan Sejdiu nga PSD në një intervistë për ‘Përballje ditore’ në Telegrafi.com | Foto: Ridvan Slivova

“Sa i përket Lutfi Hazirit, dhe retorikës kundër PSD-së, unë nuk jam si ta, as si PDK as LDK e as sikur Vetëvendosje, unë nuk dua ta shoh politikën a je për a je kundër, kjo nuk është politikë. Unë jam në politikë për ide për reforma, ligje”, tha ai.

Haziri: PSD dhe Ahmeti kokën në PAN e këmbët në opozitë (Video)
Lexo po ashtu Haziri: PSD dhe Ahmeti kokën në PAN e këmbët në opozitë (Video)

Sejdiu në intervistë ka folur edhe temat tjera të mëdha politike në vend si dialogu, qeverisja Haradinaj si për rolin e PSD-së në tema që kanë të bëjnë me jetën e përditshme në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori