LAJMI I FUNDIT:

Dardan Molliqaj: PSD ende s’ka vendosë për t’u futur në zgjedhje, kemi gjasat maksimale në një komunë

Dardan Molliqaj: PSD ende s’ka vendosë për t’u futur në zgjedhje, kemi gjasat maksimale në një komunë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Molliqaj në “Debat Plus”, thotë se brenda PSD-së ka tri mendime në lidhje me pjesëmarrjen apo jo në zgjedhje lokale.


“Njëri mendim është që të marrim pjesë në zgjedhje në të gjitha komunat. Tjetër mendim është se duhet të marrim pjesë në zgjedhje në disa komuna, kryesisht ku kemi qeverisur dhe ku kemi asambleistë. Mendimi i tretë është të mos marrim pjesë në zgjedhje. Deri në fund të qershorit do të vendosim për ndonjërin opsion”.

I pari i PSD-së thotë se Qëndron Kastrati nëse futet në zgjedhje do të garojë vetëm nën logon e PSD-së.

Ai thotë se Kastrati është nënkryetarë i parë i partisë dhe vendimin për t’u futur apo një në zgjedhje do ta marrin së bashku.

Molliqaj ka përmendur edhe një sondazh për të cilin thotë se e ka realizuar Ubo Consulting, e që sipas tij Kastrati është në avantazh.

“Sondazhi është përfunduar para pak ditësh, por nuk kam të drejtë të publikoj të dhëna të detajuara. Qëndron Kastrati gjasat i ka maksimale në Kamenicë”.

I pari i PSD-së nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe vet të garojë në zgjedhje lokale si kandidat për kryetarë komune apo si asambleist./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori