LAJMI I FUNDIT:

DAP-i bëhet me drejtori të ri

DAP-i bëhet me drejtori të ri

Sekretarja Shtetërore e Ministrisë së Brenshme, Anastasia Ilievska bëhet drejtoreshë e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ajo zëvendëson Peter Esmerov, ku në këtë funksion ishte një javë pasi paraardhësi i tij Kiril Minoski u emërua ministër i financave.


Ilievska në kulmin e krizës së emigrantëve ka qenë aktive në këtë fushë dhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë ka vizituar refugjatët në Tabanoc dhe Gjevgjeli.

Përderisa Oliver Spasovski ishte ministër i brendshëm, ka akuzuar se qeveria nëpërmjet sekretariatit shtetëror të Ministrisë në krye me Anastasia Ilievska, janë përpjekur në mënyrë të paligjshme të drejtojnë Ministrinë e Brendshme.

Ilievska u diplomua në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, Fakulteti Ekononomik-Prilep gjenerata e vitit 1992. Në karrierën e saj nga viti 2001 deri në vitin 2014 ka punuar si këshilltare e pavarur tatimore në DAP. Në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2014 ishte anëtare e këshillit të komunës së Prilepit. /Telegrafi