LAJMI I FUNDIT:

DAP dhe policia financiare do ta hetojnë MPM-në

DAP dhe policia financiare do ta hetojnë MPM-në

Policia financiare dhe DAP do të hetojnë funksionimin e MPM-së, pasi gazetarët e shkarkuar nga Vest, Utrinski dhe Tea Moderne dje kërkuan që këto institucione të reagojnë mbi thashethemet dhe të kontrollojnë të gjitha transaksionet financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘DAP është njohur me kërkesat e gazetarëve të MPM, veçanërisht ankesa ka arritur në adresë të DAP-it, ku në lidhje me këtë rast do të shqyrtohet kërkesa. Si në të gjitha rastet e akuzave ose ankesa, DAP do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë e tyre, ose në fund të fundit do të jenë të informuar autoritetet për veprim’, kumtuan nga DAP.


Gazetarët kërkuan që edhe Prokurori Publik, Marko Zvrlevski, të hapë hetim për funksionimin e firmës MPM. /Telegrafi/