Nga: Aurel Plasari
U bëra kureshtar duke lexuar recensionet në shtypin italian për librin e ri të historianit Alessandro Barbero për Danten. Danteja 18-vjeçar ëndërron Beatriçen lakuriq?!
Libri vërtet përshkruan Danten si “një adoleshent me dëshira ende të papërmbushura”. Pasi e ka parë një herë Beatriçen në moshën nëntëvjeçare, pas nëntë vjetësh ndodh të pamët e dytë. Ai 18 vjeç, ajo 17, por tanimë grua e martuar dhe mund të dalë nga shtëpia, edhe pse pothuaj gjithnjë e shoqëruar, siç ia kërkon sëra e të shoqit, kalorësit Simone de’ Bardi.
Asaj dite është në shoqërinë e dy zonjave të shkuara në moshë dhe, për herë të parë, e vë re adoleshentin. Atë, si çdo adoleshent të ndrojtur, e zë paniku. Mirëpo Bea ndesh në vështrimin e tij dhe e përshëndet duke e dërguar në qiellin e shtatë: “Aq sa m’u duk se pashë ahere të gjitha skajet e lumturisë”. Qe e para herë që dëgjonte zërin e saj!
Paskëtaj 18-vjeçari vrapon në shtëpi dhe mbyllet në dhomën e vet, ku riprodhon me mend takimin me Beatriçen. Ka rënë nata dhe ai, ashtu i mbyllur në dhomë, e ëndërron atë lakuriq. E thotë shkoqur autori i librit, edhe nëse vetë Danteja e paskej thënë “me një fshikje aq të lehtë saqë ekzegetët zakonisht i shmangen komentimit”.
Jemi në Mesjetë, mes viteve 1292-1294. Le ta hapim tekstin e Dantes, “La vita nova”, për të verifikuar sesi vallë e paskej thënë.
Ja, në Këngën III: E pensando di lei, mi sopragiunse uno soave sonno, ne lo quale m’apparve una maravigliosa visione: che me parea vedere ne la mia camera una nebula di colore di fuoco, dentro a la quale io discernea una figura d’uno segnore di pauroso aspetto a chi la guardasse […] Ne le sue braccia mi parea vedere una persona dormire nuda, salvo che involta mi parea in uno drappo sanguigno leggeramente.
D.m.th.: Dhe, duke menduar për të, më pllakosi një gjumë i ëmbël, në të cilin m’u shfaq një vegim i mrekullueshëm: në dhomën time m’u duk sikur pashë një mjegullinë ngjyrë zjarri, brenda së cilës dalloja figurën e një zotnie me pamje të frikshme […] Në krahët e tij m’u dukej sikur shihja një person tek flinte lakuriq, vetëm se më dukej mbështjellë në një çarçaf lehtësisht të përgjakur.
Autori ka të drejtë: punët duhen thënë shkoqur. Një shembull sesi duhet shkruar për shkrimtarët, pra edhe një rekomandim leximi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!

Studim për himnin kombëtar shqiptar: “Rreth flamurit të përbashkuar”

Habia e evropianëve dhe talljet e Ataturkut dhe Bugattit me mbretërinë shqiptare

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Atdheu

EDHE NJË TJETËR DITË

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Nëse ende po mendon ku është vendi ideal të hapësh një restaurant- zgjidhja është ky lokal me qira ID-245

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Pjesë e Big Brother VIP Albania 3? Ermal Fejzullahu befason me përgjigjen

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Rrëfimi emocional i Azemit - i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga