LAJMI I FUNDIT:

Danimarka, Zvicra dhe tetë shtetet tjera më të sigurta në botë

Danimarka, Zvicra dhe tetë shtetet tjera më të sigurta në botë

Indeksi Global i Paqes për vitin 2016 së fundmi është publikuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, dhe ka zbuluar shtetet më të sigurta në botë.

Edicioni i dhjetë i këtij raporti, i cili është publikuar me 8 qershor, ka vlerësuar 163 shtete në bazë të niveleve të paqes dhe kësisoj ka përpiluar një listë me shtetet më të sigurta në botë, transmeton Telegrafi.

Çdo shtet është vlerësuar me një notë deri në 5 sa i përket paqes (aq më e vogël nota, aq më i lartë niveli i paqes), dhe ka matur nivelin e sigurisë në shoqëri, konfliktet e dhunshme dhe ndërkombëtare, militarizimin, etj.

Siç duket, Islanda ka marrë titullin e shtetit më të sigurt në botë. Me një rezultat prej 1.192, ky shtet evropian është renditur i pari sepse ka mungesë të dhunës dhe konflikteve ndërkombëtare, e gjithashtu në shoqëri mbizotëron paqja.

Danimarka është renditur e dyta me një rezultat prej 1.246, përderisa Austria ka zënë vendin e tretë sa i përket shteteve me sigurinë më të madhe në botë, me një rezultat prej 1.278.

Kjo është lista me dhjetë shtetet më të sigurta në botë:

– Islanda: 1.192

– Danimarka: 1.246

– Austria: 1.278

– Zelanda e Re: 1.287

– Portugalia: 1.356

– Republika Çeke: 1.36

– Zvicra: 1.37

– Kanada: 1.388

– Japonia: 1.395

– Sllovenia: 1.408. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Intimitet dhe Pasion
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Kalo në kategori