LAJMI I FUNDIT:

Danimarka shtyn me tri javë të tjera pezullimin për vaksinën AstraZeneca

Danimarka shtyn me tri javë të tjera pezullimin për vaksinën AstraZeneca

Zyrtarët e shëndetësisë së Danimarkës njoftuan të enjten se po zgjasin afatin e pezullimit të vaksinës AstraZeneca për COVID-19 edhe për tre javë për të lejuar më shumë kohë për prova sigurie në lidhje me një mpiksje gjaku që rezultoi vdekjeprurëse tek një person që kishte bërë këtë vaksinë.

Vendimi vjen ndërsa rregullatori evropian i ilaçeve, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) respektivisht e kanë shpallur vaksinën të sigurt dhe efektive.


Danimarka pezulloi administrimin e vaksinës më 11 mars pas njoftimit se një grua daneze 60-vjeçare vdiq nga mpiksja e gjakut pasi bëri vaksinën. Disa vende të tjera evropiane bënë të njëjtën gjë.

Në një konferencë shtypi në Kopenhagë, Tanja Lund Erichsen e Agjencisë Daneze të Barnave u pajtua me vendimin.

“Nga një perspektivë farmakologjike, vaksina vazhdon të jetë e sigurt dhe efektive kundër COVID-19. Por nuk mund të përjashtohet mundësia që ekziston një lidhje midis vaksinës dhe një forme shumë të rrallë të mpiksjes së gjakut”, tha ajo.

Si EMA dhe OBSH-ja bënë komente të ngjashme javën e kaluar, por arritën në përfundimin se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet.

Vendimi i Danimarkës vjen ndërsa AstraZeneca nxorri informacione të reja në lidhje me efektivitetin e saj.

Të dhënat mbi provat klinike me më shumë se 30,000 pjesëmarrës në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se regjimi me dy doza është 76% efektiv në parandalimin e coronavirusit simptomatik.

Shifrat e fundit ndryshonin pak nga ato të mëparshmet të lëshuara nga gjigandi farmaceutik britaniko-suedez të hënën se vaksina ishte 79% efektive kundër virusit.

Vaksina Oxford-AstraZeneca ka qenë alternativa kryesore në botën në zhvillim për shkak të kostos së saj të ulët dhe kushteve më të lehta për t’u ruajtur.

Ndërkohë sipas shifrave të fundit nga të Universiteti Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 30 milionë raste me coronavirus, më shumë se çdo vend tjetër, ndërsa Brazili ka tejkaluar kufirin e 300,000 të vdekurve.

Në shkallë globale, më shumë se 124.6 milionë njerëz janë infektuar, dhe mbi 2.7 milionë kanë vdekur. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori