LAJMI I FUNDIT:

Danimarka fton gratë e vendit për të kryer shërbimin ushtarak në përpjekje për të shmangur luftën me Rusinë

Danimarka fton gratë e vendit për të kryer shërbimin ushtarak në përpjekje për të shmangur luftën me Rusinë

Danimarka po u bën thirrje grave të vendit për të kryer shërbimin ushtarak në një përpjekje për të “shmangur” luftën përballë agresionit rus.

Gjithashtu, ajo planifikon të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes me 4.4 miliardë paund ( mbi 5 miliardë euro) gjatë pesë viteve të ardhshme “në një botë ku rendi ndërkombëtar po sfidohet”, ka njoftuar kryeministrja Mette Frederiksen.


Ashtu si shumë vende evropiane, edhe Danimarka ka zvogëluar aftësitë e saj ushtarake që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Por, tani me një luftë tjetër të madhe vetëm 1,609 kilometra larg Kopenhagës, gjërat kanë ndryshuar, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Ne nuk po riarmatosemi sepse duam luftë, shkatërrim, ose vuajtje. Ne po riarmatosemi për të shmangur luftën”, tha Frederiksen.

Planet e shtetit danez për të investuar në forcat e veta mbrojtëse përfshijnë zgjatjen e shërbimit ushtarak nga katër në 11 muaj, dhe të ftohen të dy gjinitë, si meshkujt ashtu edhe femrat.

Investimet do të mbulojnë sistemet e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore dhe një brigadë këmbësorie prej 6,000 ushtarësh deri në vitin 2028, të cilët mund të vendosen si pjesë e forcave emergjente të NATO-s.

Këto plane vijnë pasi Rusia ka paralajmëruar se Perëndimi “po shkon drejt humnerës”, duke theksuar se lufta mund të përshkallëzohet përtej kufijve të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori