LAJMI I FUNDIT:

Danimarka arreston një spiun rus, në këmbim të parave kishte siguruar informacione për teknologjinë e energjisë

Danimarka arreston një spiun rus, në këmbim të parave kishte siguruar informacione për teknologjinë e energjisë

Autoritetet në Danimarkë kanë akuzuar një shtetas rus për spiunim. Akuzat ndaj tij kanë të bëjnë me sigurimin e informacionit në lidhje me teknologjinë daneze të energjisë.

I dyshuari, identiteti i të cilit nuk u zbulua, është mbajtur në paraburgim që nga fillimi i korrikut, tha prokuroria daneze në një deklaratë më 9 dhjetor.


Në njoftim thuhet se shtetasi rus, në këmbim të parave, ka siguruar “informacion në lidhje me, ndër të tjera, teknologjinë daneze të energjisë për një shërbim inteligjence ruse”.

Ambasada e Rusisë në Kopenhagë e quajti arrestimin e tij “një gabim”. Prokurorët danezë thanë se çështja është e lidhur me “një hetim të madh” nga Shërbimi danez i Sigurisë dhe Inteligjencës. Nëse shpallet fajtor, i dyshuari rus mund të përballet me burgim ose dëbim.

Ambasada e Rusisë i bëri thirrje gjyqësorit danez të “ketë një qasje të paanshme ndaj çështjes” dhe tha se shpresonte që ky person të lihej i pafajshëm në gjykatë dhe të lirohej. Gjykata ende nuk ka caktuar një datë për procedurat gjyqësore, të cilat pritet të mbahen me dyer të mbyllura.

Në vitin 2012, një shtetas finlandez që punonte me Universitetin e Kopenhagës si studiues u dënua me pesë muaj burg për spiunim ndaj Danimarkës në emër të Rusisë. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori