LAJMI I FUNDIT:

Daniel Godelli është rritur me sakrifica, thotë babai

Daniel Godelli është rritur me sakrifica, thotë babai

Dy ditë pasi Daniel Godelli u shpall kampion bote në peshëngritje, babai i tij flet për sakrificën që familja ka bërë për të ndihmuar djalin drejt suksesit.

Gjatë një interviste për Panorama, Sulejman Godelli është pyetur edhe nëse ka qenë sakrificë mbështetja e familjes Danielin në një sport si peshëngritja.

“Po, ka qenë. Por unë i kam qëndruar gjithnjë pranë që kur ishte 9 vjeç. Atëherë e nisi sportin dhe unë e kuptova se kishte shumë talent. Kemi sakrifikuar me të vërtetë shumë si familje, me të gjitha mundësitë që kemi pasur, por ia ka vlejtur gjithçka”.


“E nisi në Peqin, më pas me mundime e çuam në Tiranë, ku vazhdoi karrierën dhe është përkushtuar në maksimum. Ka bërë gjithçka për të shpërblyer besimin që kemi pasur te Danieli dhe sot (dje) është dita që na dha dhuratën më të madhe. Do vijë në shtëpi si më i miri në botë”, ka thënë babai .

Veç titullit, Danieli do të sjellë me veti edhe një shpërblim financiar, 100 milionë lekë, me të cilën babai i dëshiron që djali i të blejë një shtëpi për vete në Tiranë.

“Fitorja jonë më e madhe si prindër është që ai ka dalë kampion. Si çdo prind, edhe ne duam më të mirën e fëmijës sonë. Sigurisht që aspekti financiar ka rëndësi, pasi im bir ka sakrifikuar shumë dhe çdo gjë që e ka arritur, e ka me vullnet dhe shumë djersë të derdhur në stërvitje. Nëse im bir vlerësohet financiarisht, kjo më bën të ndihem më i qetë”.

“Çfarë do doja të bënte me shpërblimet e marra? Do ishte fitore e madhe për ne që ai të arrijë të blejë një shtëpi në Tiranë. Kjo do e rregullonte jetën e tij, meqenëse jeton atje”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori