LAJMI I FUNDIT:

Danasi paralajmëron akuzën për gjenocid dhe reparacionin me miliarda dollarë: Kosova do të angazhojë avokatët më të mirë në botë kundër Serbisë

Danasi paralajmëron akuzën për gjenocid dhe reparacionin me miliarda dollarë: Kosova do të angazhojë avokatët më të mirë në botë kundër Serbisë

Ditorja serbe Danas ka shkruar më 7 prill se Kosova po punon me vite në aktakuzën për gjenocid kundër Serbisë, ndërsa shton se nga Prishtina zyrtare dhe kërkesat individuale para gjykatave amerikane dhe evropiane, do të kërkohet dëmshpërblim për pronën e shkatërruar nga forcat serbe gjatë viteve 1998-1999.

Burimet diplmatike të ditores jozyrtarisht komentojnë se “akuzat për gjenocid do të komplikojnë procesin e dialogut në Bruksel”.


“Bashkëbiseduesit tanë veç paralajmërojnë që ky proces është në këmbë të xhamta”, shkruan Ditorja, që paralajmëron se ndërmjetësja e dialogut të Brukselit, Federica Mogherini, këtë muaj ose tjetrin do të ftojë palët nga Kosova dhe Serbia për raund të ri të bisedimeve, transmeton Telegrafi.

Më herët, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, duke komentuar paralajmërimet për akuza për gjenocid, ka thënë se “Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se nuk ka të drejtë të akuzojë Serbinë në Hagë”.

Sidoqoftë, Danas shkruan se nga burimet e saj nga Prishtina merr vesh se Kosova do ta kërkojë edhe fondin pensional të vjedhur më 1999 dhe do të kërkojë që Serbia të shpallet fajtore për gjenocid e të detyrohet të paguajë reparacione të luftës.

“Nga Serbia do të kërkohen 4-5 miliardë dollarë dhe për këtë proces do të angazhohen avokatët më të mirë në botë. Dëshmi ka me bollëk sepse do të përdoren të dhënat e Tribunalit të Hagës”, shkruan ditorja serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori