LAJMI I FUNDIT:

Dallku flet pas fitores ndaj Dritës, përgëzon futbollistët për angazhimin

Dallku flet pas fitores ndaj Dritës, përgëzon futbollistët për angazhimin

Dukagjini ka marrë një fitore të madhe në shtëpi, teksa ka mposhtur Dritën me rezultat minimal 1-0.

Goli i Blerind Morinës nga penalltia në minutën e 58-të të ndeshjes ishte vendimtar për tre pikët e skuadrës vendase.

Pas ndeshjes trajneri i klinasve, Armend Dallku ka përgëzuar lojtarët e tij për angazhimin dhe fitoren e arritur.


“Dukagjini nuk njihet për lojë individuale, por si grup. Jam i kënaqur që kanë pasur rastin të paraqiten 22 apo 23 futbollistë dhe sigurisht që edhe ata që nuk kanë luajtur shumë do ta kenë rastin të paraqiten në të ardhmen”.

“Jam i kënaqur me ecurinë dhe duhet të luftojë secili lojtar që do ta ketë mundësinë të vesh fanellën e Dukagjinit. I përgëzoj lojtarët, pasi me besim dhe guxim arritëm këtë fitore”.

“Kishim pak ditë për t’u përgatitur, por ia dolëm me sukses t’i mbyllim anët e tyre të forta. Kjo është forca e Dukagjinit dhe jam i kënaqur me këtë fitore”, ka thënë Dallku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori