LAJMI I FUNDIT:

Sa u votuan partitë në zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2021 – dallimi në vota, përqindje dhe ulëse

Sa u votuan partitë në zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2021 – dallimi në vota, përqindje dhe ulëse

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës për vitin 2021.

Në këto zgjedhje, e vetmja parti që ka pasur rritje të votave është Lëvizja Vetëvendosje.


Sipas të dhënave të KQZ-së, në vitin 2019, LVV kishte 221 mijë e 1 votë apo 26.27 për qind, kurse në zgjedhjet e fundit, kjo parti ka siguruar 438 mijë e 334 vota apo 49.95 për qind. Dallimi nga zgjedhjet e fundit, LVV ka marr 217 mijë e 333 vota më shumë, shkruan Telegrafi.

Në vitin 2019, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte dal e dyta me 206 mijë e 516 vota apo 24.55 për qind, kurse në zgjedhjet e fundit parlamentare, LDK ka marr 110 mijë e 978 vota me 12.65 për qind apo 95 mijë e 538 vota më pak.

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Kosovës për vitin 2021 ka dal e dyta me 148 mijë e 296 vota apo 16.9 për qind, ndërsa në zgjedhjet e 2019-së kjo parti ka marr 178 mijë e 637 vota apo 21.23 për qind. Për dallim nga zgjedhjet e 2019-së, sivjet PDK ka marr 30 mijë e 341 vota.

Ndarja e vendeve të partive në Kuvendin e Kosovës, zgjedhjet 2021 | Burimi: KQZ

Në zgjedhjet e fundit të 2021-së, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë i ka marr 62 mijë e 111 vota apo 7.1 për qind, kurse në 2019-në kjo parti ka marr 96 mijë e 872 vota apo 11.52 për qind. Pra, AAK nga zgjedhjet e fundit ka humbur 34 mijë e 761 vota.

Po ashtu, humbje të madhe të votave ka pasur edhe Nisma Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e vitit 2019 kishte marr 42 mijë e 83 vota apo 5.01 për qind, zgjedhjet e fundit kjo parti ka marr vetëm 21 mijë e 998 vota me 20 mijë e 85 vota apo 2.51 për qind. Andaj, kjo parti në zgjedhjet e 2021-së nuk ka mundur ka kaloj pragun për t’u bërë pjesë e Kuvendit e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Lista Serbe në zgjedhjet parlamentare të 2021-së ka marr 44 mijë e 404 vota apo 5.06 për qind, kurse në 2019 kjo parti kishe 53 mijë e 861 vota apo 6.4 për qind. Dallimi nga zgjedhjet e fundit, kjo listë ka marr 9 mijë e 457 vota më pak.

Ndarja e vendeve të partive në Kuvendin e Kosovës, zgjedhjet 2019 | Burimi: KQZ

LVV në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës do t’i ketë 58 deputetë, PDK do t’i ketë 19 deputetë, LDK do t’i ketë 15 deputetë, AAK do t’i ketë 8, Lista Serbe do t’i ketë 10 deputetë dhe partitë e komuniteteve jo shumicë do t’i kenë 10 deputetë.

Në zgjedhjet e 2019-së, LVV kishe marr 29 deputetë, LDK kishe marr 28 deputetë, PDK kishe marr 24 deputetë, AAK kishe marr 13 deputetë, LS kishe marr 10 deputetë, Nisma kishe marr 6 deputetë dhe partitë e komuniteteve jo shumicë do t’i kenë 10 deputetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori