LAJMI I FUNDIT:

Dallgët e mëdha dhe mbrojtësja e portit e ndanë në dysh anijen e mallrave në Turqi

Dallgët e mëdha dhe mbrojtësja e portit e ndanë në dysh anijen e mallrave në Turqi

Ekipet turke të shpëtimit kanë gjetur trupat e dy anëtarëve të ekuipazhit të një anije për transportimin e mallrave që u fundos në brigjet turke në Detin e Zi, si pasojë e një stuhie të fuqishme.

Ndërkaq 11 anëtarët e tjerë të ekuipazhit të kësaj anije po konsiderohen si të zhdukur, transmeton Telegrafi.


Anija “Kafkametler” që lundronte nën flamurin turk është fundosur mbrëmë pasi që është goditur nga një dallgë e fuqishme në portin e qytetit Eregli.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu, tha se anija e cila ishte në rrugën e saj për në portin perëndimor turk të Izmirit, goditi një mbrojtëse të portit disa herë përpara se të fundosej.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u vonua për disa orë për shkak të motit të keq. Uraloglu tha se kur moti u qetësua, shpëtimtarët gjetën trupin e kuzhinierit të anijes.

Stuhia e fuqishme goditi pjesën veriperëndimore të Turqisë, duke shkaktuar situatë kaotike dhe dëme të mëdha materiale.

E një anije tjetër transportuese është ndarë në dysh për shkak të kushteve të rënda atmosferike, ka njoftuar zyra e rojeve bregdetare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Po na mbarojnë paratë dhe koha për të ndihmuar Ukrainën

Shtëpia e Bardhë: Po na mbarojnë paratë dhe koha për të ndihmuar Ukrainën

Amerika
Studimi amerikan: Tregtarët izraelitë të bursave dinin për sulmin e Hamasit më 7 tetor

Studimi amerikan: Tregtarët izraelitë të bursave dinin për sulmin e Hamasit më 7 tetor

Azia
Turisti japonez vdes pasi kërceu nga

Turisti japonez vdes pasi kërceu nga "një prej lartësive më të mëdha në botë"

Azia
Lufta nuk i mbuloi akuzat për korrupsion, vazhdon gjykimi i Benjamin Netanyahut

Lufta nuk i mbuloi akuzat për korrupsion, vazhdon gjykimi i Benjamin Netanyahut

Azia
Pamje rrëqethëse: Trupat e foshnjave, duke u dekompozuar, gjenden në spitalin e Gazës - pasi ato duhej të braktiseshin mes sulmeve izraelite

Pamje rrëqethëse: Trupat e foshnjave, duke u dekompozuar, gjenden në spitalin e Gazës - pasi ato duhej të braktiseshin mes sulmeve izraelite

Botë
A po përsëritet skenari finlandez edhe në Estoni, Talini ka gjithnjë e më shumë frikë nga një valë e emigrantëve nga Rusia

A po përsëritet skenari finlandez edhe në Estoni, Talini ka gjithnjë e më shumë frikë nga një valë e emigrantëve nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori