LAJMI I FUNDIT:

Dalja në votime ku ka pasur rivotime deri ora 18:30 është 55.10%

Dalja në votime ku ka pasur rivotime deri ora 18:30 është 55.10%

Nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në shtatë vendvotime ku mbahet rivotimi për zgjedhjet parlamentare, deri në orën 18:30 kanë votuar 2.487, përkatësisht 55,10 për qind, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në vendvotimin numër 2101 në Zhelinë kanë votuar 546 zgjedhës, pra 54,98%.

Në vendvotimin numër 1194 në Krushevë kanë votuar 325 votues ose 69,30%.

Në vendvotimin numër 1202 në Krushevë kanë votuar 99 votues ose 33,22%.

Në vendvotimin numër 1272 në Ohër kanë votuar 356 votues ose 50,07%.

Në vendvotimin numër 1470 në Dollnen kanë votuar 365 votues ose 55,47%.

Në vendvotimin numër 1470/1 në Dollnen kanë votuar 324 votues ose 51,27%.

Në vendvotimin numër 1844 në Strugë kanë votuar 472 votues ose 62,68%.

Krahasuar me votimin e datës 8 maj 2024, deri në orën 18:30, në këto qendra votimi është vërejtur një rritje e pjesëmarrjes prej 1.08%./Telegrafi/