LAJMI I FUNDIT:

Dalja e qytetarëve në 21 komuna deri në orën 11:00

Dalja e qytetarëve në 21 komuna deri në orën 11:00

Sot në Kosovë është duke u zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021. Qytetarët e 21 komunave janë duke e ushtruar të drejtën e tyre të votës, ku do të zgjedhin kryetarët që do të qeverisin me komunat përkatëse.

Deri në orën 11:00 sipas KQZ-së, dalja e qytetarëve në votime në këto 21 komuna është 7.22%.


Në komunën e Gjakovës dalja e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 është 6.58% apo 7,442 qytetarë nga 113 mijë e 165 sa kanë të drejtë vote. Në Drenas dalja e qytetarëve deri në këtë orë është 6.84% apo 3,757 nga 54 mijë e 908 qytetarë që kanë të drejtë vote, shkruan Telegrafi.

Edhe në Gjilan nuk është vërejtur dalje e madhe e qytetarëve në votime në orët e paradites. Deri në orën 11:00 në këtë komunë kanë votuar 7.55% apo 7,629 nga 101 mijë e 062 qytetarë me të drejtë vote. Në Dragash gjithashtu vërehet një dalje e vogël e qytetarëve në votime. Deri në orën 11:00 në këtë komunë kanë votuar 4.26% apo 1,664 nga 39 ,mijë 059 sa kanë të drejtë vote.

Në Istog, 6.73% apo 3,212 qytetarë nga 47 mijë e 693 sa kanë të drejtë vote, kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar deri në orën 11:00. Kurse në Kaçanik kanë votuar 7.42% apo 2,424 qytetarë nga gjithsejtë 32 mijë e 647 votues sa janë në këtë komunë.

Në Klinë deri më tani kanë votuar 5.64% apo 2,724 nga 48 mijë e 305 qytetarë me të drejtë vote. Dalja në votime në Fushë Kosovë deri në orën 11:00, është 6.57% apo 2,649 nga 40 mijë e 289 votues sa janë gjithsejtë në këtë komunë.

Në Kamenicë dalja e qytetarëve në votime është 8.70% apo 3,058 nga gjithsejtë 35 mijë e 161 qytetarë me të drejt vote. Edhe në Obiliq dalja e qytetarëve deri në këtë orë për të cilën po raportojmë është 8.09% apo 1,986 nga 24 mijë e 539 votues sa janë gjithsejtë.

Në Rahovec dalja e qytetarëve deri në orën 11:00 ishte 4.42% apo 2,546 nga 57 mijë e 618 votues sa ka kjo komunë. Ndërkaq në Podujevë pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është 8.80% apo 7,352 nga 83 mijë 562 votues gjithsejtë.

E në kryeqytet aty ky është edhe fokusi i këtyre zgjedhjeve, dalja e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 ishte 8.96% apo 17,550 nga gjithsejtë 195 mijë e 978 qytetarë që kanë të drejtë vote në Prishtinë, shkruan Telegrafi.

Dalje e vogël e qytetarëve është vërejtur në komunën e Prizrenit. Në këtë komunë deri në orën 11:00 kanë votuar vetëm 5.27% apo 9,137 nga 173 mijë e 359 votues që kanë të drejtë vote.

Dalje e madhe është parë në komunën e Shtimes. Deri në orën 11:00 në këtë komunë të drejtën e votës e kanë ushtruar 10.91% e qytetarëve apo 2,946 nga gjithsejtë 27 mijë e 015 votues që ka kjo komunë. Në Viti deri në orën 11:00 kanë votuar 6.90% apo 3,318 nga 48 mijë e 084 qytetarë me të drejtë vote që janë në këtë komunë.

Edhe në Vushtrri të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 6.65% apo 4,770 qytetarë nga 71 mijë e 684 sa janë votues gjithsejtë. Në Malishevë deri në orën 11:00 kanë votuar 7.06% apo 3,812 nga 54 mijë e 018 qytetarë që kanë të drejtë vote.

Kurse në Junik kanë votuar 16.70% apo 756 qytetarë nga 4 mijë 527 votues sa janë gjithsejtë. Në Mamushë kanë votuar 17.62% apo 744 nga 4 mijë e 223 qytetarë me të drejtë vote.

E në Kllokot deri në orën 11:00 kanë votuar 11.84% apo 435 qytetarë nga 3 mijë e 675 sa janë gjithsejtë që kanë të drejtë vote. /Telegrafi/

Gjakovë
Drenas
Gjilan
Dragash
Istog
Klinë
Fushë Kosovë
Kamenicë
Obiliq
Rahovec
Podujevë
Prishtinë
Prizren
Shtime
Viti
Vushtrri

Malishevë
Junik
Mamushë
Kllokot

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori