LAJMI I FUNDIT:

Dalin specifikat e kamerave të Samsung Galaxy Z Flip 5 dhe Z Fold 5

Dalin specifikat e kamerave të Samsung Galaxy Z Flip 5 dhe Z Fold 5

Pajisjet e palosshme të Samsung kanë mbetur padyshim prapa kur bëhet fjalë për aftësitë e kamerës, por modelet e vitit të kaluar sollën përmirësime të dukshme dhe u dhanë fansave shpresë se mund të fillojnë që t’i arrijnë telefonat e tjerë.

Tani kanë dalë edhe detajet e para mbi konfigurimet e kamerës Galaxy Z Fold 5 dhe Z Flip 5.

Sipas informatorit Yogesh Brar, Galaxy Z Fold5 do të ofrojë një kamerë kryesore prej 50MP, një kamerë 12MP për fotografi ultra të gjerë dhe një tjetër kamerë për telefoto me rezolucion prej 10MP, njëjtë sikurse Galaxy Z Fold4, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Galaxy Z Flip5 do të mbajë gjithashtu kamerën e dyfishtë 12 MP me lente të gjera dhe ultra të gjera. Kjo është pjesa jo veçanërisht premtuese.

Lajmi i mirë është se telefonat thuhet se do të vijnë me sensorë të rinj kamerash, të cilat duhet të rezultojnë në cilësi më të mirë të imazhit.

Është e paqartë nëse të gjithë sensorët do të përmirësohen ose vetëm disa prej tyre, por pa dyshim se në muajt para prezantimit zyrtar do të ketë gjithnjë e më shumë lajme.

Raporti tutje përmend dizajnin e përmirësuar të hendekut, ekranet e jashtme më të mëdha dhe çipin Snapdragon 8 Gen 2 të Qualcomm për telefonat Samsung Galaxy. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Teknologji
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori