LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet kur policia franceze ndalon klandestinët shqiptarë të kalojnë në Britani dhe iu shpon gomonen

Dalin pamjet kur policia franceze ndalon klandestinët shqiptarë të kalojnë në Britani dhe iu shpon gomonen

Mediat britanike dhe ato franceze vijojnë t’i kushtojnë një vëmendje të shtuar problematikës së kalimeve ilegale të kufirit të emigrantëve, përmes detit drejt Britanisë së Madhe, të cilat në javët e fundit kanë pësuar një shtim të madh.

Një gazetar anglez i cili po raportonte pranë portit të Dunkirk ka filmuar momentin teksa një grup emigrantësh shqiptarë dhe afganë vrapojnë me një gomone për të hyrë në det që të kalojnë kanalin.


Por ata ishin të pafat pasi u pikasën nga policia, e cila iu afrua dhe iu çau gomonen me thikë duke iu pamundësuar udhëtimin. Efektivët nuk shoqëruan askënd, por përdorën në disa raste spraj me piper.

Në video shihet dhe një çift vendas dhe i kërkon llogari efektivit të policisë se përse i ndaloi, duke i kërkuar atij që t’i linte emigrantët të kalonin pasi nuk po bënin asgjë të keqe.

Britania e Madhe ka njoftuar së fundmi planin për të përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë.

Policë shqiptarë mund të dërgohen në Britaninë e Madhe për të ndihmuar autoritet të menaxhojnë fluksin e emigrantëve të shumtë nga vendi ynë. Një skemë e re e dakordësuar mes sekretares së Punëve të Brendshme, Priti Patel, dhe qeverisë shqiptare, parashikon bashkëpunim mes dy vendeve për të shqyrtuar dhe riatdhesuar sa më shpejt emigrantët shqiptarë, mes valës rekord të shqiptarëve që mbërrijnë në vend me gomone.

Siç thuhet, policët shqiptarë që mund të mbërrijnë në Kent, do të jenë të pranishëm teksa shqyrtohen të dhënat e emigrantëve, duke ndihmuar me informacion autoritetet britanike. Ministrja e Brendshme bëri të ditur se sipas skemës së re, kërkesat e shqiptarëve që po mbërrijnë në Britani do të shqyrtohen shumë shpejt dhe ata që nuk do të kenë të drejtën për të qëndruar, do të riatdhesohen edhe brenda pak orëve, përmes një procesi të përshpejtuar.

Numri i personave të mbërritur në Britaninë e Madhe me anije të vogla dhe gomone preku një rekord të ri të hënën, shumica e të cilëve, mbi 700 ishin shqiptarë.

Sipas mediave britanike, afërsisht 40 për qind e atyre që kanë mbërritur përgjatë një periudhe 6-javore nga qershori në korrik, janë shtetas të vendit tonë. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori