Dakota Johnson tërhoqi vëmendjen me një fustan të thellë dhe elegant pa rripa në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary, ku u nderua me Çmimin President të KVIFF.

Aktorja 35-vjeçare veshi një fustan të hollë ngjyrë të errët dhe bizhuteri të sofistikuara smeraldi, duke reflektuar një paraqitje plot hijeshi dhe vetëbesim.


E pranishme në promovimin e filmit të saj të ri me Pedro Pascal dhe Chris Evans, Dakota mbajti një fjalim të shkurtë falënderues në çekisht, duke fituar duartrokitje të ngrohta nga publiku, shkruan DailyMail.

Ajo u shpreh e mahnitur nga atmosfera: “Është kaq e bukur. Nuk mund të ndihem më mirënjohëse”.

Vizita në Çeki vjen pas pushimeve në një jaht luksoz në Ibiza me shoqet Kate Hudson e Sofia Vergara.

Gjatë udhëtimit, Dakota u pa duke biseduar me një burrë misterioz, teksa po shijon jetën e saj të re beqare pas ndarjes me këngëtarin Chris Martin. /Telegrafi/