LAJMI I FUNDIT:

Dakota Johnson mundohet ta shmang mosfunksionimin e mundshëm të garderobës me fustanin e shkurtër

Dakota Johnson mundohet ta shmang mosfunksionimin e mundshëm të garderobës me fustanin e shkurtër

Disa rreziqe të modës duket se me të vërtet ia vlejnë.

Rasti më i fundit? Dakota Johnson zgjodhi për paraqitjen e saj në “The Late Late Show With James Corden” të mërkurën, fustanin e shkurtër seksi nga marka Magda – i cili i përshtatej aktores në mënyrë të mahnitshme, pavarësisht se ishte pothuajse e pamundur të ulesh.

“A je mirë? A je në rregull? E do xhaketën time?”, Corden i tha Johnson, 32 vjeç, ndërsa ajo u përpoq të ulej këmbëkryq në divan për intervistën e saj, duke mbuluar pjesën e sipërme të kofshës me të dyja duart.


“Jam mirë,” u përgjigj ylli, përpara se të bënte shaka, “Nuk është asgjë që askush nuk e ka parë tashmë”.

Kjo shaka i bëri jehonë përgjigjes së Johnson ndaj një stili të ngjashëm nga viti 2016, kur rripi në bluzën e saj Armani Privé u këput gjatë një shfaqjeje çmimesh.

“Nuk është se askush këtu nuk i ka parë tashmë gjokset e mia”, tha ajo në atë kohë.

Johnson, natyrisht, u shfaq si Anastasia Steele në trilogjinë seksi të filmit “Fifty Shades” – një rol i egër që e katapultoi atë në superyjet e Hollywoodit.

“Është e vështirë”, tha Johnson për W Magazine për zhveshjen për skena. “Disa ditë, nuk dua të heq rrobat e mia. Vetëm sepse dukem në një mënyrë të caktuar nuk do të thotë se nuk kam ndjenja”.  /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Femra
Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Këshilla për prindër
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Këshilla dhe arsye
Këto janë mënyrat me të cilat mund të zbuloni nëse keni zgjedhur partnerin e duhur për jetën

Këto janë mënyrat me të cilat mund të zbuloni nëse keni zgjedhur partnerin e duhur për jetën

Në çift
Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Në çift
Kalo në kategori