Duket se nuk ka vend për lot, sepse Dakota po punon me gjithë energji për promovimin e komedisë së re romantike Materialists, ku ajo luan rolin kryesor

Jo shumë kohë më parë, bota u “trondit” nga lajmi se aktorja hollivudiane Dakota Johnson i kishte dhënë fund lidhjes së saj tetëvjeçare me vokalistin e grupit Coldplay, Chris Martin.


“Këtë herë duket se ndarja është përfundimtare,” tha një burim për revistën People.

Megjithatë, Dakota nuk u tërhoq për të vajtuar, por zgjodhi fustanin më seksi nga gardëroba dhe u shfaq në studiot e NBC.

Në vend të mërzisë, ajo ka hedhur vëmendjen te puna dhe po promovon me zell filmin Materialists, një komedi romantike në të cilën interpreton, transmeton Telegrafi.

profimedia

E ftuar në emisionin Late Night with Seth Meyers, aktorja foli për detaje të filmit dhe u shfaq me një fustan transparent prej tyl, i cili theksonte siluetën dhe këmbët e saj elegante.

Ajo e kompletoi paraqitjen me këpucë të zeza me taka dhe një çantë të vogël ngjyrë kafe. Flokët i kishte lëshuar lirshëm mbi supe.

Gjithsesi, nuk është sekret që Johnson pëlqen veshjet e guximshme për evente të mëdha.

Në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, ajo përjetoi një situatë të sikletshme për shkak të një fustani provokues, ndërsa as prezantuesja nuk mbeti indiferente.

/Telegrafi/