LAJMI I FUNDIT:

Daka: Pas vitit 2010, partive politike u është shpjeguar se zgjedhjet nuk mund të fitohen me vota të manipuluara

Daka: Pas vitit 2010, partive politike u është shpjeguar se zgjedhjet nuk mund të fitohen me vota të manipuluara

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka treguar se deri në vitin 2010 ka ndodhur gjithçka në vendvotime, por sipas saj, pas këtij viti partive politike u është shpjeguar se zgjedhjet fitohen me punë, jo me forcë, as me mashtrime, e as me vota të manipuluara.

Daka ka thënë se deri vonë nuk i ka parë as fletëvotimet dhe nuk ka mundur të ndikojë në asnjë rezultat.


“Deri vonë nuk i kam parë fizikisht as fletvotimet, as qendrat e votimit, përveç kur kemi shkuar në qendrën e numërimit të votimit ku për herë të parë i kemi shikuar unë dhe anëtarët e tjerë. Pra edhe me dashtë nuk ke mundur të ndikosh në asnjë rezultat”, ka thënë Daka, në RTV “Dukagjini”.

Daka ka thënë se në vitin 2010 ka ndodhur gjithçka në vendvotime, por pas vitit 2010 ka pasur ndryshime pozitive.

“Në vitin 2010 ka ndodhur gjithçka në vendvotime, por pas 2010-ës më ndihmën edhe të bashkësisë ndërkombëtare edhe të vetë subjekteve politike, edhe me angazhimin e jashtëzakonshëm të KQZ-së, është arritë që në një lloj mënyre edhe tu shpjegohet partive politike që zgjedhjet fitohen me punë, jo me forcë, as me mashtrime, as me vota të manipuluara”, ka thënë ajo, duke shtuar se në atë moment qytetarët dhe partitë politike kanë kuptuar që nëse duan të fitojnë, atëherë duhet të punojnë.

Ndërsa për rolin që e kishte si gjyqtare, Daka është shprehur se kjo ishte e vështirë.

“Unë kisha kohë që isha emëruar dhe atëherë kishte shumë pak femra të cilat kanë qenë gjyqtare sidomos në lëmin penale dhe ka qenë pak e vështirë, pak e mundimshme që t’ju shpjegosh palëve që ti je gjyqtare… Por, gjithsesi pas luftës ka pasur shumë gjyqtare, e sidomos në vitet e fundit ka shumë femra që vendosin të marrin drejtimin e gjyqësorit”, ka thënë tutje Daka, duke shtuar se dallimi mes periudhës së paraluftës dhe pasluftës, lidhur me këtë çështje, ka thënë se nuk ka ndonjë ndryshim të jashtëzakonshëm.

Daka është shprehur se gjyqësia në përgjithësi duhet të veprojë pa emocione, sepse sipas saj, nëse përfshihen emocionalisht në rast atëherë “vendimi” do të jetë i anshëm.

Ajo ka rrëfyer edhe një nga rastet më të ndjeshme më të cilën është përballur në cilësinë e gjyqtares.

“Ka qenë një vrasje e trefishtë, kemi pasur tre viktima, njëra prej tyre ishte një 15-vjeçar. Ka qenë rast bukur i vështirë sepse e gjithë familja e dy prej të vrarëve ka humbë të gjithë fëmijët në të njëjtën mënyrë, nga vrasjet. Ka qenë emocionuese, e dhimbshme njëkohësisht por edhe e vështirë të shohësh që familja e të dëmtuarit nuk ka qenë fare prezente sepse kanë qenë në gjakmarrje. Ka pas shumë tensione dhe në sallën e gjykimit, e cila i ka pas përafërsisht 200-300 persona që kanë qenë të interesuar dhe të cilët edhe pasi kanë dalë nga salla ka plasë edhe një sherr”, është shprehur ajo.

Daka ka shtuar se paraluftës ishte dënimi me vdekje dhe mënyra e ekzekutimit ishte me pushkatim ku ka marrë pjesë gjyqtari që e ka shqyrtuar dënimin, drejtori i burgut ku është mbajt dhe ekipi i pushkatimit prej policëve, të cilët asnjëri nuk e ka ditur se cili e ka plumbin sepse sipas Dakës, ka qenë vetëm një plumb që ka shkaktuar vdekjen.

Ky dënim nuk ekziston edhe pas pasluftës. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori