Gjiganti gjerman i automjeteve po përgatit plane të mëdha.

Kompania gjermane Daimler, prodhuesi i automjeteve Mercedes-Benz, njoftoi se planifikon të investojë më shumë se 40 miliardë euro në zhvillimin e automjeteve elektrike nga viti 2022, në mënyrë që deri në vitin 2030 të jetë gati për tregun e veturave plotësisht elektrike.

Kompania ka në plan të hapë tetë fabrika baterish, një pjesë kryesore për modelet elektrike.

Kjo është një shenjë se sektori i automobilave po braktis me shpejtësi karburantin tradicional ndërsa rregullat mjedisore janë forcuar.

Daimler deklaroi se deri në vitin 2025, të gjitha modelet e reja do të jenë vetëm me vetura elektrike, por nuk njoftoi kur planifikon të ndalojë prodhimin e veturave me motorë klasikë me djegie të brendshme. /Telegrafi/