LAJMI I FUNDIT:

Daimler 870 milionë euro gjobë për emetim të gazrave të dëmshme

Daimler 870 milionë euro gjobë për emetim të gazrave të dëmshme

Prodhuesi gjerman i veturave Daimler duhet të paguajë një gjobë prej 870 milionë euro për shkeljen e rregullave të emetimeve të naftës, thanë prokurorët gjermanë.

Prokurorët dhe rregullatorët në të gjithë botën kanë filluar një seri hetimesh kundër prodhuesve të automjeteve që nga viti 2015, kur Volkswagen pranoi se kishte instaluar softuer në vetura me naftë që falsifikon të dhënat e emetimeve.

Rezultatet treguan se ndërmarrje të tjera iu drejtuan metodave të tilla.

Në maj të vitit 2017, prokurorët gjermanë kontrolluan objektet e Daimler si pjesë e një hetimi për një mashtrim të mundshëm në formën e manipulimit të të dhënave të shkarkimit të gazrave në makinat me naftë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm gjerman tha që Daimler ishte treguar neglizhues në kryerjen e detyrave të saj mbikëqyrëse që nga viti 2008, gjë që ka bërë që disa automjete naftë të marrin certifikim mjedisor pavarësisht niveleve të larta të gazrave të dëmshme.

Daimler është nën kontroll rregullator edhe në SHBA. Në shkurt 2016, Agjencia e SHBA-së për Mbrojtjen e Mjedisit i kërkoi kompanisë gjermane të makinave të sqaronte emetimet e modeleve të caktuara të makinave me naftë. /kp/Telegrafi/